Ndërroi jetë një nga poetët më të njohur maqedonas, Igor Isakovski

Në moshën 44 vjeçare ndërroi jetë poeti Igor Isakovski, një nga poetët më të njohur maqedonas të kohës së sodit. Ai ishte poet, prozaist, përkthyes dhe redaktor.

Igor Isakovski u lind në Shkup më 19.09.1970. Ka diplomuar në Universitetin shtetëror në Shkup në degën e Literaturës së përgjithshme dhe krahasuese ndërsa magjistraturën e ka kryer në Budapest.  Ai ishte doktor shkencash në katedrën për Literaturë të përgjithshme dhe krahasuese në Shkup.

Ka shkruan shumë vëllime poetike dhe romane si dhe ka qenë redaktor në disa revista të letërsisë. Ai ishte themelues i Qendrës Kulturore “Blesok” në të cilën që nga viti 1998 punon si kryeredaktor.

Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë botërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button