RDK e Strugës: Nuk jemi në koalicion me asnjë parti

RDK e Strugës në një takim me mediat ka bërë publik qëndrimin e saj në këto 100 ditë të veprimit të saj,  si pjesë e Këshillit të Komunës së Strugës, në të cilin ajo është përfaqësuar me dy këshilltarë.

“Ne nuk jemi pjesë e  asnjë koalicioni, sepse nuk jemi ftuar në ndonjë koalicion, as për ndonjë bashkëpunim tjetër të mundshëm”, ka deklaruar kreu i  Degës së kësaj partie në Strugë, Ardian Demiri.

Ndërkohë që, ai ka sqaruar qëndrimin e kësaj partie në raport me votën pro që kanë dhënë këshilltarët e saj për kandidatin, Abdulla Qazimi, të  propozuar për kryetar të Këshillit nga kryetari i komunës së Strugës,  Ziadin Sela.

“Mbështetja jonë ka konsistuar në atë se blloku maqedonas ka dalë me pozicionim të një kandidati, ndaj ishim të mendimit që edhe ne të mbështesim kandidatin e bllokut të partive shqiptare”,  ka theksuar Demiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button