Paralajmërohen ndryshime të mëdha në arsim

Për tu punësuar në arsim, mësuesit e ardhshëm do të duhet të regjistrohen në akademinë për mësues. Kështu deklaroi ministri I Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi duke shtuar se qëllimi është që të përmirësohet gatishmëria profesionale e kuadrit të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

Akademia për mësues do të punojë sipas parimit të punës së Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve.

Roli i akademisë do të jetë që të përmirësojë aspektet pedagogjiko-psikologjike dhe aspekti metodologjik i profesionit mësimdhënës.

Studentët që  kanë përfunduar studimet për mësimdhënës do ti nënshtrohen trajnimit 12 mujor, informoi ministri. Pas përfundimit të trajnimit studentët do të japin provim pranues dhe do të pajisen me licencë për të punuar si mësimdhënës.

Lajme të ngjashme

Back to top button