E vërteta si gjithnjë e hidhur

Kalimi i viteve nuk është duke sjell ndonjë progres në jetën e këtij shteti, i cili çuditërisht është duke mbijetuar akoma dhe siç duket fare nuk i bëhet vonë për ardhmërinë e të njëjtit.

Problemet sociale(shoqërore) nuk janë duke gjetur zgjidhje nga ana e shtetit, raste të cilat shtohen nga dita në ditë.

Është brengosëse fakti që politika ka depërtuar aq shumë te popullata saqë edhe kafenetë janë të ndara në këtë drejtim.

Sot, këtij pushteti nuk i intereson që të punësoj njerëz me kualitet dhe profesional, por e kundërta njerëz pa asnjë lloj kualifikimi dhe jashtëzakonisht të pavetëdijshëm për punën që bëjnë.

Shumë shpesh ndodhë në vendin tonë që injoranti të të bëj të mençurin dhe çka është më e papranueshmja aq shpejt kuptohet nga ana e njerëzve, saqë një intelektual do ta kishte shumë të vështirë një element të tillë që ta arrijë aq shpejt.

Populli thotë :’’si vendi ashtu edhe kuvendi’’, dhe fatkeqësisht për vendin tonë është një fjalë apo thënie e artë.

Por deri kur ky popull do të vazhdojë të jetë kështu, kur do të zgjohet nga gjumi i thellë që e ka kapluar , pasiqë është jashtë çdo logjike që të mos e pranosh dijen dhe të pranosh injorancën dhe injorantet.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button