Resilience

Shkruan: Mislim Hasipi

Gjendja alarmante nё fushёn e Pollogut dhe biseda me njё mikun tim, mjek me vokacion kurse punon si punёtorё humanitarё, mё bёri qё tё hulumtoj pёr njё aftёsi tё cilёn me sa duket vetёm njё kategori e caktuar e njerёzve e kanё – ajo ёshtё aftёsia e qёndrueshmёrisё, elasticitetit apo me fjalё tjera aftёsia pёr tё mbijetuar gjegjёsishtё pёr tu adaptuar, ne gjuhёn angleze ёshtё resilience.

Kjo aftёsi ёshtё shumё e shprehur veçanёrisht te banoret e fushёs sё Pollogut, te tё cilёt edhe pse me gjini tё ndryshme, besim tё ndryshёm, pёrkatёsi etnike tё ndryshme, pёrkatёsi politike tё ndryshme, kanё njё emёrues tё pёrbashёkt – probabilitetin e madh pёr njё vdekshmёri nga sёmundjet kancerogjene nga helmimi me grimca tё metaleve tё rёnda!

Ajri i ndotur, nё pёrmasa tё cilat (falё zotit) nuk i kuptojmё tё gjithё ne, ngadalё por sigurtё na shpien drejt shfarosjes, ose mё mirё tё them drejt shfytyrosjes si qenie njerёzore sidomos kur dihet se cfarё mutacionesh mund tё paraqiten nga prezenca e tepёrt e kёtyre metaleve nё gjak. Nuk janё tё largёta fotografitё e Çernobilit, mjafton njё shёtitje kureshtare nёpёr internet qё tё shofёsh mutacionet te kafshёt po pse jo edhe tё njerёzit, e qё janё su rezultat I helmimit me metale tё rёnda, si ato qё lёshon Jugokromi.

Se tymi dhe pluhuri qё lёshohen nga Jugokromi nuk ndikojnё vetёm nё fushёn e Pollogut tregon edhe njё raport i UNEP (Programi pёr Ambienitn pranё OKB-sё) i botuar nё vitin 2009 me titull “Mining and environment in the Western Balkans” ku mes tjerash pёr Jugokromin, asokohe SILMAK, thuhet se ka menaxhim tё pakontrolluar tё mbeturinave nga fabrika dhe se mbisundon keqmenaxhimi me kryprat e kromit tё cilat vazhdojnё tё helmojnё tokёn dhe ujrat nёntokёsore nё afёrsi tё burimit, kёtu theksin e ka te burimi nё fshatin Rashçe, burim nga I cili furnizohet me ujё pёr pije Shkupin. Nё raport thuhet se nё vitin 1982 ka fillu monitorimi I tokёs dhe ujrave nёntokёsore, pёr shkak se ka qenё evident kontaminimi me krom I ujit, prezenca e kromit ne ujё ka qenё 5-15mg/l ujё.

Kjo tregon se ngritja e çështjes sё Jugohromit nuk ёshtё risi dhe pёr kёtё shkak askush nuk guxon tentativave dhe ngritjes sё zёrit nga ana e qytetarёve ti jep ngjyrё apo kahje tjetёr, pёrvec se njё hap drejt respektimit tё kushtetutёs sё Republikёs sё Maqedonise, sepse me kushtetutё na takon ajri I pastёr dhe se kjo tentativё nuk guxon tё ngelet vetёm “meritё” e banorёve qё jetojnё nё Pollog, vetёm nё Tetovё, kjo patjetёr duhet qё ti tangojё, bile shumё ma tepёr banorёt e Shkupit, duke pasur parasyshё faktin se ujrat nёntoksore qё permenden nё raportin e lartёpёrmendur, janё defacto kanalet qё nёpёrmjet fshatit Rashçe e furnizojnё me ujё pёr pije Shkupin. Kjo situatё as sot e kёsaj dite, nuk ka ndryshuar, akoma uji I Shkupit vazhdon tё kalojё nёpёr tё njёjtat kanale nёntokёsore.

Situata e krijuar dhe veprimtaria e “ECO GUERILLA” – sё, duhen tё merren me seriozitetin mё tё madh tё mundshёm, sidomos nga strukturat qeverisёse, se vetem ne atё rast do tё zgjidhet problemi. Tё rikujtojmё se nё asnjё grumbullim apo thirje publike, apo mbishkrim gjatё protestave nuk ёshtё kёrkuar mbyllja e helmuesit mё tё madh nё Maqedoni, gjithmonё ёshtё kёrkuar implementimi I rekomandimeve tё po kёsaj qeverie tё cilёs si duket i kanё zёnё veshёt lesh.

Njё fjalё e urtё angleze thot “ Nёse ka dёshirё, ka zgjidhje” shembull mё tё mirё kemi rastin e shkritores sё bakrit tё qytetit tё Velesit, ku punonin rreht 1500 tё punёsuar, dmth mё tepёr se nё Jugokrom, atёherё nё Veles falё angazhimit tё te gjithё njerёzve, tё gjithё strukturave qeveritare dhe joqeveritare nё adresimin e situatёs alarmante rreth shkritores sё bakrit u arit qё tё mbyllet e njёjta, vetёm e vetёm pёr faktin se nё periudhёn 2002-2003, si rezultat I lirimit tё pakontrolluar tё metaleve tё rёnda, si pёr nga sasia poashtu edhe pёr nga pёrbёrja nё ajёr, Velesi dekadat e fundit ishte ballafaquar me lindje tё fёmijёve mё tё meta tё pashpjegueshmё, arsyet ose shkaqet asnjёherё nuk dolёn nё shesh!

Asokohe, Ministri pёrkatёs Lubomir Janev nё lidhje mё shkritoren e Velesit, nё njё prej botimeve tё gazetёs “Utrinski vesnik” nё Mars 2003, pat thёnё (…do tё merren tё gjitha masat, prej tё pёrmirёsimi teknologjik I procesit tё punёs nё shkritore deri tё masa pёrfundimtare, ndalesё e pёrkohshme e punёs, ose nёse ёshtё e patjetёrsueshme edhe do tё mbyllet shkritorja…), u tha u bё!

Pse mundeshte atёherё dhe nuk mundet tani?

Duke pasur parasyshё se ne banorёt e Pollogut kur nuk kishim ujё, nuk reaguam, nё iniciativёn pёr 33,33%  e rrymёs nuk reaguam, pёr deponinё tё fabrika e bukёs, nuk reaguam dhe sё fundmi nuk reagojmё edhe pёr kёtё katastrofё ekologjike, me plotё tё drejtё mё duhet tё konstatoj se resilienc-a ёshtё vyrtit vetёm i yni.

Lajme të ngjashme

Back to top button