Dialogu Kosovë-Serbi “do të rinisë në janar”

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka paralajmëruar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga vetë ajo, do të nisë në muajin janar.

“E kam ndërmend të rinis dialogun menjëherë, por duke e ditur se Krishtlindjet Ortodokse festohen më 7 janar, unë do të pres që të përfundojnë ato. Do të thosha se janari do të jetë kohë e mirë që të rimbledh kryeministrat për një takim këtu në Bruksel”, ka thënë Mogherini.

Ajo i ka bërë këto komente për gazetarët në Bruksel, pas takimit të ministratve të Jashtëm të BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button