Paraja nuk eshtë gjithçka!

Eshtë interesante sesi në kaq vite bashkëjetesë me paratë, nuk krijoj dot një lidhje shpirtërore me ato. Madje edhe paratë që momentalisht më gjenden sot në portofol, nuk i ndjej si pronën time, nuk i ndjej si të miat dhe nuk më imponojnë kurrfarë respekti ndaj tyre.

E vetmja arsye pse më bie ndërmend të diskutoj rreth parave, është se ato janë të famshme.
Jam dakord, por më thoni se sa herë na ndodh që të jenë pikërisht paratë, ato të cilat na detyrojnë të dalim jashtë parimeve tona, jashtë natyrës tonë, jashtë qëllimeve e bindjeve tona?
A nuk përbën dhe kjo shkelje e vullnetit një krim, ndaj individit fillimisht dhe vetë shoqërisë rrjedhimisht?
Përse i duhen paratë shoqërisë njerëzore? Për të punuar?

Shoqëria jonë kanë punuar edhe kur nuk kishte para.
A ka shtrembërim më mizor mbi konceptin e punës, sesa të punosh për para?
P.sh, një mjek të shërojë një të sëmurë, jo sepse kjo është detyra e tij, por sepse i duhet rroga në fund të muajit. Apo, një polic të kap një keqbërës, jo sepse ai ka shkelur ligjin, por sepse i duhet rroga. Një politikan të drejtoj një shtet, jo sepse e do vendin e tij dhe mendon se mund të bëjë më të mirën për të, por sepse i duhet rroga..

Po nëse këtyre njerëzve që punojnë t’iu japin më tepër para se rroga e tyre, a legjitimohet fakti për të devijuar nga puna e qëllimi i saj?
Ka ardhur koha që njeriu të krijojë (apo rikthehet) në një sistem, ku paratë nuk qëndrojnë në krye të hiearkisë, mbi vlerat e ndjenjat njerëzore.

E megjithse dihet qe etja per para eshte baza e te gjitha te keqijave ne kete bote,cuditerisht e njejta gje mund te thuhet edhe per mungesen e tyre.
Sot per ironi te fatit ,njerzit dine cmimin e gjithckaje , por vleren e asgjeje.

Shpesh jetojne ne luks bosh,qe si sjell as grimcen me te vogel te kenaqsise e lumturise shpirterore.
Paraja seshte gjithcka eshte nje cope leter mbas se ciles e gjithe bota vrapon e sndalon kurre,pasi dihet qe pasuria eshte si uji i kripur:sa me shum pi,aq me shum etje ke.
Gjate gjithe jetes perpiqem te grumbullojne “gure” te cmuar pa e ditur qe diamantet qe do i japin shkelqim jetes se tyre jane shum larg luksit e parase.
Paraja te ben te pasur,edukata zoteri,dashuria njeri.Pra per mua nje njeri i zgjuar duhet ta kete parane ne mendje por jo ne zemer.E megjithate nese doni te ndiheni te pasur mjafton te numeroni gjerat qe keni dhe qe parate nuk mund t;i blejne dot.

E habitshme sesi paraja e zbukuron dhe e vesh njeriun në siperfaqe por s’ja ndryshon dot shpirtin. E habitshme se si një buzëkuq i jep formë buzëve por jo bukuri fjalëve .E çuditshme sesi një femër vesh pellushin e blerë shtrenjtë që është lëkurë e një kafshë të vrarë .E çuditshme sesi njeriu krenohet me rroba “origjinale”e prapë kjo nuk e bën atë origjinal. E çuditshme sesi ha çdo vakt në restorant por kurrë s’ndihet i ngopur. E habitshme sesi flasin për paranë në çdo sekondë të jetës,i falen, falenderohen, përgjerohen parave e kuletës . E çuditshme sesi njeriu parfumoset por kundërmon erë të pavlerë, e çuditshme sesi grimohet por nga brenda është sketerrë. E çuditshme sesi njeriu fshihet nën petkun e mirëqënies,por ligësinë s’ja fshehin dot ,dhe as thelbin e vertetë të qënies…E habitshme sesi krekoset dhe sheh shtrembër, pasi mbahet fortë pas mbiemrit dhe ka bërë emër. E çuditshme sesi mirësinë se ka ndjerë që kur kaloi femijërinë, edhe miqtë qe i ka, interesin sa ja dinë.
E çuditshme sesi shtëpia luksoze nuk e gjen ngrohtësinë e një vatre familjare që si rrënjë ka dashurine. E habitshme se si paraja blen gjithçka por s’fiton asgjë. Se jetën po e humbe nuk e rifiton dot më.. E habitshme sesi shumë çudira bën faktori PARA, por çuditerisht jo mrekullitë e mëdha.

Lajme të ngjashme

Back to top button