Disfatë për megafonët

Mediumet proqeveritare janë në shok. Ndjejnë diçka që do t’i prek në xhepin e tyre, madje ndoshta diç më tepër. Për protestat thonë se kishin qenë në numër të vogël, rreth 2000 apo 3000 dhe se kishin qenë të organizuara nga armiqtë e Maqedonisë. Se studentët kishin qenë të manipuluar nga faktorë që nuk ia duan të mirën shtetit, të cilët madje e urrejnë dhe të cilët duan ta shohin të gjunjëzuar! Pra, me një fjalë, studentët i trajtojnë sikur të jenë idiotë! Kurse në fakt nuk duhet ndonjë inteligjencë e madhe që të shihet se Maqedonia jo vetë që është e gjunjëzuar, por ajo është edhe në komë të thellë, pos tjerave edhe për shkak të “dashurisë” së madhe nga këta izmeqarë medial, të cilët që moti ndërgjegjen e kanë këmbyer në para.

E para. Pasi iu “dhimset” shteti, duhej që së paku ndonjë fjalë ta kishin thënë për atë se përse gjysmë miliardë evro kot u hudhën në beton e gjips?! Edhe tani në këtë varfëri, pushteti është duke hedhur 13 milion evra për fasadë dhe interier barok për ndërtesën qeveritare, rreth 11 milion evro i hudhen Koces për fasada barok në Shkup, kurse 18,5 milion evro për rrotën panoramë! A njerëzit vuajnë për gjëra elementare, shpërngulen, humben, zhduken, vetëvriten, u shkatërrohen familjet! A kjo paska qenë “krenari” e shtetit?! Jemi rekorder botëror për harxhime të sedativëve, rekorder botëror në papunësi, në skamje e varfëri! Pra, ky është manipulimi për të cilin edhe djalli i zi ua ka zili.

E dyta. Pse nuk shkruajtën diçka për gjyqësinë e turpit, për administratën absurde (180 mijë, në 80 mijë, që është kancer për zhvillimin), për marrjen me dhunë të firmave, për dënimet drakonike, për kacabutë nëpër spitale, për politikën frankeshntajne, për urrejtjen masive, për grabitjen marramendëse, për asgjësimin e jetës së miliona njerëzve – vetëm për shkak të xhepit të vet! Tani më neve e keqja nuk mund të na befasojë, por vetëm e mira.

E treta. Pse nuk shkruajnë diçka për zhdukjen misterioze të paisjeve për përpunim të pasaportave e lerërnjoftimeve?! Në Maqedoni zyrtarisht evidentohen 2.100.000 banorë, kurse së paku 450.000 janë shpërngulur jashtë në dhjetë vitet e fundit (e dhënë nga Banka Botërore), që nënkupton se në shtet nuk ka më shumë se 1.660.000 banorë. Nga ky numër duhet minusuar 430.000 banorë apo 26% që nuk kanë të drejtën e votës për shkak të moshës. Nga kjo del se në shtet kemi 1.230.000 qytetarë me të drejtë vote. Kurse në zgjedhjet e fundit parlamentare në votime kishin dalë rreth 1.120.000 votues apo 91% (që është e pamundshme)!!! Kur të kemi parasysh se te ne mesatarja e daljes në zgjedhje është rreth 70 % (pra, 860.000 votues), parashtrohet pyetja prej nga teprica prej 260.000 votuesve apo 21% tepricë, sa kishte në zgjedhjet e fundit?! Këtu nuk ka vend për ndonjë logjikë tjetër, pos se – njerëzit votojnë kurse djalli numëron! Sikur te paralelet e mbushura me nxënës të përkatësisë tjetër etnike!

E katërta. Pse nuk shkruajnë diçka për atë se kush i mbylli nxënësit në kafaz me zinxhir e dry sikur të kishin qenë kafshë në ditën e protestës, të cilën mbarë bota e pa në SNN!? Të rinjtë asgjë nuk duan më shumë se sa një jetë normale sikur moshatarët e tyre në gjithë botën e njerëzve normal! Ata nuk duan të jenë rob të mashtrimeve se qenkemi më të mirët kur nga HËNA shihet se jemi një katastrofë e pashoq! Ata nuk duan t’i paguajnë MTV-së dhe shtëpive tjera gebelsiste për t’i mashtruar e poshtëruar. Ata shohin se fëmijtë e ndokujt voziten me vetura të tërbuara kurse vet çojnë jetë të tmerruar. Ata shohin se fëmijtë e ndokujt për një natë harxhojnë më tepër se këta për gjithë jetën. Ata shofin milona barqe të zbrazura që një ndokush t’i hyp avionit e të hajë një drekë qejfi në ndonjë vend të largët elitë botërore. Shohin se shumë goja paguajnë luksin e një goje! Shohin se dikush s’di çka me paratë kurse tjerët s’dijnë çka me jetën! Shumë të rinj pashpresë enden rrugëve të rrejshme, duke lypur të vërtetën e jetës. Ata e ndjejnë se e kaluara e rrejshme uaka shkatërruar të vërtetën dhe ardhmërinë e lumtur. E kanë kuptuar se ai që e adhuron këtë pushtet në fakt e urre jetën e vet. Në Tetovë, në një shpallje të një marketi për 10 pastrues dhe shitës, ishin paraqitur 200 të diplomuar!!!

Pse nuk shkruajnë diçka për këtë pushtet që s’di çka është nderi e përgjegjësia. Për njerëzit që shkelin mbi jetën tonë pasi nuk kanë kapacitet të kuptojnë se jeta na e kthen atë që ne u japim tjerëve. Por, edhe për atë se të gjithë ne duhet të kuptojmë se po të duam ta ndryshojmë jetën, së pari duhet t’i ndryshojmë prioritetet dhe vlerat. Shumë nga ne gjatë kohë u patën mashtruar atëherë kur pushteti mbjellte të keqen, ne besonim se ajo do të na anashkalojë! Tani filluan të lëshojnë lotë edhe ata të cilës gjatë kohë të keqes i kënduan këngë. Kurse ju megafon të pushtetit akoma mendoni se suksesi më i madh në gazetari është ta fshehni të vërtetën. Por, fitorja më e madhe është fitorja mbi vetveten.

Lajme të ngjashme

Back to top button