Lindi i verbër, i vjen shikimi në moshën 68 vjeçare, pasi bie nga shkallët (VIDEO)

68 vjeçari Pierre-Paul Thomas, nga Montreal, Canada lindi i verbër dhe gjatë gjithë jetës qëndroi i tillë, pavarësisht mjekimeve të vazhdueshme dhe ndërhyrjeve në sy.

Por një ditë të bukur teksa po ecte nëpër shtëpi, për shkak të verbërisë por edhe moshës relativisht të madhe, ai u rrëzua nga shkallët duke thyer disa kocka në fytyrë.

Me urgjencë u dërgua në spital nga të afërmit, ku iu nënshtrua një ndërhyrje nga ana e mjekëve për të ndalur hemorragjinë, por në zgjim ndodhi mrekullia, Pierre-Paul iu kthye shikimi.

Për habi të tij, ai ndihej i turbullt nuk kuptonte çfarë po ndodhte, teksa nga vizita e mjekëve pas ekzaminimit u konstatua se i ishte kthyer shikimi.

Tashmë 68 vjeçari shikon, veçse nuk i shquan mirë ngjyrat, pasi e ka shikimin disi të mjegullt për shkak të verbërisë së gjatë./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button