Show bizi: “Ec une t ‘mësoj qysh me jetu”

Nëse shikojmë Televizionet tona do të krijohet përshtypja se përveç epshit asgjë nuk ekziston në jetë… edhe ashtu po ndodh, kemi një shoqëri që jeton vetëm nëse ka interesa te epshit.

A mundet një popull të tërë të menaxhohet nga një kuti i cili quhet Televizor? Po mundet, edhe po bëhet.

Mund të thuhet: ‘’po edhe amerikanët, evropianët e kanë të njëjtën show biz, pse ata te përparuar?’’ – Shumë thjesht. Amerika ka mbi 300 milion banorë dhe nëse një pjese e vogël nga këta manipulohen nga mediat, pjesa më e madhe shkollohen në mënyre më të përsosur.

Ndërsa Kosova ka vetëm 2 milion banorë dhe me arsimim më të dobët në Evropë ndoshta dhe në botë. Tash po ju pyes: a kemi ne llogari të menaxhohemi nga Show bizi?!

Të shohim si thotë me jetu show bizi.

Televizionet tona janë përplot fjalë banale, të turpshme, fjalë rruge dhe të nivelit më të ulët të mundshëm.

Nuk jemi në gjendje të shkruajmë një kërkesë të thjeshtë me drejtshkrim, ndërsa ‘diss’ dimë t’ia qesim secilit.

Në Televizionet tona promovohet jeta luksoze me kushte të milionerëve, kurse kjo nuk ka të bëjë me gjendjen tonë të mjerueshme. Kjo shkakton depresion te populli. Sot është marre të mos kesh pare, por nuk është marre të mos kesh nder; sot është marre të kesh marre; sot është marre me fol të vërtetën….

Show bizi secilit qytetarë mendjelehtë thotë: …do ta citoj një pjesë të një kënge rap që tregon se si duhet me jetu… Aty thot:‘’Sytë e kuq si mi ly me hajvar, kur je n’disko mos u bo bal, qoe naj shoot pije naj spllif, bonu manjak nxine naj dh!p‘’ Dhe kjo transmetohet në çdo TV, bile edhe fëmijët nuk kanë pengesë të rriten me këso këngë.

Pastaj imponimi vazhdon: ‘’se asnjoni prej neve s’kena me rrnu shum gat
spo menoj ma shum me ty po du veq 1 nat’’  Këtu haptazi ka poshtërim të gjinisë femërore, dhe çuditem se si femrat krenohen me manjaka të tillë që konsiderojnë ata si objekt.

Femra poshtërohet aq shumë saqë në një këngë thonë: ‘’… nëse ski femen hajde tepër i kom dy’’.
Ky ‘’bossi’’ paska dy femra tepër??? Kjo është llogaritja e femrës si lodër, d.m.th. unë kam dy tepër, hajde se një të jap ty.  Këto gjëra nuk përmenden në një shkrim, mirëpo duhet dikush ta thotë.

Show bizi imponohet si jeta ideale

Jeta të cilën duhet të jetojmë ne, a duhet të bazohet në vlera?  Sipas mediave: ‘sigurisht që jo.’

Sipas show bizit je i rëndësishëm nëse:

-Ti duhesh të jesh i ‘’zoti’’ të nxen një femër, pastaj duhesh të jesh ‘’burrë’’ ta lëshon atë femër… dhe ta gjen një tjetër, pastaj një tjetër, edhe kështu arrin të bëhesh i rëndësishëm.
-Ti duhesh të ndezësh një ‘’bari’’,  duhet të jesh i mpire nga substancat e ndryshme përndryshe je ‘out’.
-Ti duhet të kesh pare pa marrë parasysh se si i fiton ato, nëse nuk ke para je njeri i parëndësishëm.

A nuk ka sociolog ky shtet? Përse lejohet të menaxhohet jeta e një shteti nga njerëz pa vlerë? Si do të arrijë hapin me botën ky shtet?

Lajme të ngjashme

Back to top button