Ministrat maqedonas përkulen para ‘branitellave’

Sot janë përkujtuar pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Maqedonisë ,“branitellat” të vrarë në luftën e vitit 2001, në vendin e quajtur “Stanet e Lubotenit”.

Në kazermën ushtarake “Ilinden” në Shkup atje dhe ku gjenden përmendoret e tyre janë përkulur në shenjë nderimi ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov dhe zv.ministri i Bujqësisë, Zoran Konjanovski. 

Njëkohësisht u nderuan edhe ish pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Maqedonisë të fshatit Volkovë të Shkupit.

Aty përpos përfaqësuesve të Qeverisë ka marrë pjesë dhe krimineli i dënuar nga Haga,Johan Tarçullovski, i cili u dënua për krimin më 10 gusht të vitit 2001 i cili ishte ku masakruan 7 shqiptarë të Lubotenit në shenjë hakmarrje për të vrarët maqedonas në po të njëjtin fshat ./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button