Bosna refuzon antarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Shqipëria si kryesuese e Kartës së Adriatikut nuk ka mundur të bëjë pjesë Kosovën si anëtare me të drejta të plota, pas kundërshtimit të Bonjë-Hercegovinës.

Në mbledhjen e komisionit të partneritetit të SHBA-së me Kartën e Adriatikut (vendet që janë pjesë: Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina si vende vëzhguese Serbia dhe Kosova), është votuar për kërkesën që Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota, por kjo ka hasur në kundërshtimin e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo kërkesë, ka shkaktuar dhe zemërimin e ambasadorit serb në Tiranë, që ka braktisur këtë takim.
Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka thënë se Shqipëria donte anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut. Sipas tij rruga e gjithë përfshirjes është më e mira, pasi karta e Adriatikut është një paradhomë për të gjitha vendet që duan të jenë pjesë e NATO-s, transmetojnë mediat shqiptare.

“Sikurse e dini Karta e Adriatikut pasqyron praktikën e mirë të SHBA-ve. Përveç 5 vendeve që janë anëtare, Kosova dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese. Diskutuam mënyrën se si mund të përdoret më mirë Karta e Adriatikut. Të gjitha vendet që janë pjesë e Kartës së Adriatikut kanë një bashkëpunim kundër terrorizimit. Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës, kjo kërkesë u mbështet nga të gjitha vendet e “Kartës” me përjashtim të Bosnjë Hercegovinës, ç’ka nuk ia plotëson kërkesën që të jetë pjesëmarrëse”, ka deklaruar ministri Bushati në një konferencë shtypi.
Në lidhje me largimin e ambasadorit serb, pas propozimit të Shqipërisë për Kosovën, shefi i diplomacisë shqiptare tha: “Ky është një qëndrim i palës serbe. Unë jam këtu për të artikuluar qëndrimet e Shqipërisë. Ne si Shqipëri do dëshironim gjithëpërfshirje, pasi Karta e Adriatikut konsiderfohet paradhomë për anëtarësimin në NATO. Sa më shpjet t’a ndajnë mendjen të gjitha vendet, kjo është rruga me mire”.

Bushati ka sqaruar dhe qëndrimin e Bosnjë-Hercegovinës: “Kosova kishte dorëzuar një kërkesë formale që u miratua nga të gjitha vendet pjesëmarrëse përfshi dhe SHBA, por pala boshnjake kishte probleme. Do të donim që Kosova të ishte partnere, por jo statusin e vëzhguesit, por kjo nuk e pengon Kosovën të ulet në tryezën e A5, as Serbinë.Ky ishte një qëndrim, nuk e dimë nëse qëndrimi i palës boshnjake, ndonjë vendi tjetër, apo i nxitur, këtë nuk di ta them. Janë fakte të njohura që kanë të bëjnë më statustin e Kosovës”./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button