Vrenezi i kënaqur nga përgatitjet në Bullgari

Reprezentacioni i Maqedonisë në mundje po vazhdon me përgatitjet intensive në Teteven të Bullgarisë. Seleksionuesi Lulzim Vrenezi është shprehur mjaft i kënaqur me kushtet që i kanë në këtë bazë si dhe nga procesi stërvitor.

“Natyra e bukur me lartësi mbidetare 2200 metra po na jep mundësia mjaft të mira që ne të përgatitemi maksimalisht në aspektin fizik, ndërkohë që kushtet si sauna, pishina dhe mjetet përcjellëse po i japin mundësve edhe relaksim para ushtrimeve tekniko taktike që zakonisht po i zhvillojmë në mbrëmje në palestër. Reprezentuesit po japin maksimumin dhe mendoj se do jemi të përgatitur maksimalisht për garat e ardhshme që na presin në vitin e ardhshëm”, tha Vrenezi, duke shtuar se në Bullgari do të qëndrojnë 20 ditë. Ai gjithashtu deklaroi se synim kryesor për vitin 2015 kanë plotësimin e normës olimpike për Las Vegas si dhe për lojërat evropianë në Baku të Azerbajxhanit.

“Në këto përgatitje kemi angazhuar edhe tre junior pasi ata do të kenë kampionatin evropian deri 23 vjet që do të zhvillohet në Poloni, ndërkohë që me rëndësi do jenë edhe arritja e normaleve olimpike. Puna nuk do të ndaloj këtu kemi edhe disa plane tjera dhe shpresoj se do ja arrijmë qëllimeve”, tha seleksionuesi i Maqedonisë, Lulzim Vrenezi, i cili prej që është futur në këtë pozitë po bën rezultate për të përshëndetur.

Në këto përgatitje gjenden edhe disa mundës shqiptar si Jasin Rexhallari, Besmir Veseli, Raif Kamberi e Memet Mustafa, ndërsa në ekip janë edhe mundësit e Ballkanecit të Shtipit, Dejan Mitrov dhe Dejan Bogdanov. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button