Australi: Merren peng disa persona në një kafene

Bëhet e ditur se një person i armatosur po mban peng stafin dhe klientët e kafenesë “Lindt” në Sidnei. Policia, e cila ka rrethuar zonën shprehet se është në kontakt me personin e armatosur.

Ndërkohë ende nuk dihet saktësisht se sa persona gjenden në kafene. Sipas burimeve që vijnë nga kafeneja, mendohet se rreth 40 persona ndër të cilët 10 punonjës dhe 30 klientë kanë qenë në kafene kur është sulmuar nga i armatosuri i paidentifikuar ende.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, e cilësoi sulmin si të tmerrshëm dhe tha se mund të jetë i motivuar politikisht. Ai u shpreh se pavarësisht sulmit, australianët duhet të vazhdojnë normalisht në të përditshmen e tyre, pasi grupimet shoqërore në Australi janë paqësore, të hapura dhe zemërgjerë, e kjo nuk ka pse të ndryshojë.Incidenti nisi në mëngjes teksa njerëzit niseshin për në punë, kur në kafenenë “Lindt” hyri një person i armatosur me një një thes dhe armë në dore. Menjëherë pas lajmërimit, policia ka evakuar njerëzit në ndërtesat pranë kafenesë. Sipas efektivëve të policisë, sumi në fjalë mund të jetë një sulm terrorist.

Pas negociatave të policisë me të armatosurin, tre persona janë parë të dalin nga kafeneja “Lindt” pas gjashtë orësh të mbajtur peng. Një orë pas daljes së tyre, janë liruar dhe dy pengje të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button