Beograd, Isa Mustafa nuk ftohet në Samitin Ekonomik Kinez

Në Samitin e Tretë Ekonomik Kinez, do të marrin pjesë 16 kryeministrat e Ballkanit, ku do t’u premtohen rreth 10 miliardë euro investime.

Ky samit do të mbahet në Beograd. Ndërkohë Kry eministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Serbinë sërish, për të thithur investimet kineze, kurse ftesë nuk i është bërë kry eministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Zy rtarët kinezë kanë thënë se do të investojnë rreth 10 miliardë euro në Ballkan. Prandaj për të treguar një mikpritje sa me të dinjitoze, rrugët e Beogradit dy ditë para këtij samitit, janë dekoruar me flamuj serb dhe kinez.

Ambasadori Kinez në Beograd Li Mançang ka deklaruar se investimet kineze do të varen nga Projektet e vetë Qeverive të
Ballkanit. Ndërkohë, Kry eministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në këtë samit, në një kohë që Shqipëria pret investime kineze në fushën e transportit detar, energjisë dhe fushave tjera.

Zyrtarisht në Serbi funksionojnë rreth 1400 biznese kineze, kryesisht dyqane, biznese të vogla dhe restorante, të cilat kanë bërë që në Serbi të jetojnë dhe punojnë mbi 20 mijë kinezë.

Në Serbi Kinezët janë konkurrentë kry esor të bizneseve nga Bashkimi Evropian, por edhe Turqia. Sido që të jetë ata deri më tani, kanë investuar jashtë 68 miliardë dollarë, ndërsa ne Serbi vlerësohet se investimet e ty re kapin shumën miliardësh./Start/

Lajme të ngjashme

Back to top button