Shkupi kampion edhe në futboll në sallë

Skuadra e Shkupit që për herë të parë po garon në Ligën e Dytë të Futbollit në sallë, ka treguar se kjo ekip po paraqitet në një nga pretendentët më serioz për inkuadrim në Ligën e Parë.

Pikërisht në ndeshjen e xhiros së fundit u luajt dhe derbi i sezonit, ku në Gjevgjeli si mysafire Shkupi luajti kundër skuadrës Cicko, e cila edhe ishte e para, por që u rrëzua nga bardhekaltërtit nga Çairi.

Shkupi e ka fituar këtë ndeshje me rezultat 3:2, për të marrë kreun e tabelës dhe për tu shpallur kampion vjeshtor, njejtë sikurse edhe ekipi i Ligës së Dytë në futboll, FC Shkupi.

Edhe pse ndeshja dukej se është e humbur, pasi vetëm 5 minuta para fundit nikoqirët kishin epërsinë prej 2:0, shkupjanët mblodhën forcë dhe tejkaluan të gjitha barrierat për të shënuar fitore. Dy gola shënoi Agron Fazlija dhe një ishte Vedat Arsllan.

Trajneri Mensur Fazlija është shprehur tepër i kënaqur pas kësaj fitore, i cili nuk ka fhshur edhe emocionet për suksesin e arritur për një kohë kaq të shkurtër, pasi ekipi i tyre në këtë ligë ishte debutuese.

KFF Shkupi
KFF Shkupi

“Kishim shumë presion në këtë ndeshje, si nga publiku, ashtu edhe nga referat. Thjesht gjatë gjithë ndeshjes kishim lojën nën kontroll, por pësuam dy gola nga ndërprerja. Mirëpo edhe përkundër këtyre presioneve, ekipi ynë e mblodhi veten dhe vetëm në pesë minutat e fundit e morëm fitoren”, ka për “Portalb”, Fazlija

KFF Shkupi është debutuese në Ligën e Parë, por falë një organizimi të mirë është treguar në ekip pretendues për tu futur në Ligën e Parë.

“Ishte vështirë të arrijmë deri këtu, pasi që ekipin e regjistruam dhe u mblodhëm në ditën e fundit të afatit për regjistrimin e ekipeve ne Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Me ndihmën e Komunës së Çairit, kryetarit të FC Shkupit, Ejup Ademit dhe disa afaristeve arritëm të shpallemi kampion vjeshtor.  Tani na mbetet që deri në fund të kampionatit të mbesim në pozitën e parë dhe me disa përforcime dhe përgatitje kualitative, nëse do të futemi në Ligën e Parë, do  ta sulmojmë ekipin e Zhelezarecit dha ta rrëzojmë nga dominimi nga Liga e Parë”, ka thënë në fund trajneri Mensur fazlija.

KFF Shkupi  kryeson tabelën e klasifikimit me 21 pikë, 3 më shumë se Cicko. Në këtë ligë garon edhe ekipi i Shkëndijës, që për momentin mban pozitën e 4-të me 15 pikë të grumbulluara. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button