Bosnja shënon sot 19 vjetorin e mbarimit të luftës

Bosnja shënon sot 19 vjetorin e mbarimit të luftës, e cila u arrit përmes marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995 në kryeqytetin e Francës Paris. Kjo marrëveshje shënon fundin e luftës në Bosnje e Hercegovine, e cila kishte filluar në vitin 1992.

Marrëveshja e Dejtonit për paqe është nënshkruar më 14 dhjetor në Pallatin Elysee në Paris, në praninë e përfaqësusëve të fuqive të mëdha botërore dhe përfaqësuesëve të tre popujve në BeH, si dhe presidentët e vendeve të Rajonit, Allija Izetbegoviç (BeH), Sllobodan Millosheviç (Serbi) dhe Franko Tuxhman (Kroaci).

Paraprakisht marrëveshja është akorduar në bazën afër Dejtonit, në shtetin amerikan Ohio.

Me Marrëveshjën e Paqes u përcaktua sistemi kushtetues dhe ligjor të BeH si një shtet kompleks, të përbërë nga Federata e BeH dhe Republika Srpska si dhe tre popuj konstituiv.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Federatës së BeH i ka takuar 51 për qind të territorit, ndërsa Republika Srpskas 49 për qind. Është formuar edhe Distrikti Brçko, si njësi e veçantë territoriale. Autoriteti kryesor në interpretimin e marrëveshjes është Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR).

Po ashtu, Marrëveshja e Dajtonit autorizime më të larta u ka dhënë entiteteve dhe përcaktoi autorizime bazike për nivelin e institucioneve të përbashkëta shtetërore. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button