Kunguj të mbushur me oriz

Përbërësit:

1 kg kunguj
1 gotë uji oriz
300 g mish i grirë
2 kokrra domate
2 kokrra qepë
1 lugë salcë
majdanoz, piper, mendërz (nenexhik)
kripe

Përgatitja:
Për të përgatitur mbushje skuqim në një tenxhere qepën, orizin, mishin e grirë, pastaj shtojmë domatet e rënduara, salcën, majdanozin, erëzat dhe kripën. Kungujt i qërojmë, lajmë dhe në qofte se janë të mëdhenj ndahen për gjysmë. I heqim mesi dhe mbushen me masën e përgatitur më lart. Kungujt e mbushur piqen në furrë për rreth 30 minuta në temperaturën 180 C.

Lajme të ngjashme

Back to top button