Përdhunoi 68 të mitura me rite satanike

Një 30-vjeçar u arrestua këtë javë në Brazil, në qytetin e Parintins, 369 km nga Manausi, pasi dyshohet se ka përdhunuar 68 vajza të moshave 13 deri 17 vjeç.

Sipas ueb-faqes braziliane “g1.globo.com”, Renato Fragata i mashtronte adoleshentet me rituale të magjisë së zezë, ku gjatë takimeve i shërbente pije me gjakun e kafshëve. Ai i bënte të besonin se ishte lideri i një grupi rock.

Për t’i futur në “grackë”, ai i premtonte atyre objekte të shtrenjta nëse do të flinin me të.

Policia braziliane nisi hetimet pas denoncimit të drejtoreshës së një shkolle në Iranduba, e cila kishte deklaruar se nxënëset e saj manifestonin sjellje të çuditshme.

Ato kishin filluar të silleshin dhe të visheshin me stilin gotik, që gjë nuk e kishin bërë më parë.

Ai i merrte të miturat në shtëpi, vishej si një rocker dhe i shërbente pije që i vinin në gjumë dhe më pas i përdhunonte.

Renato Fragata i kishte fotografuar viktimat e tij dhe i kishte postuar në rrjetet sociale, një tjetër dëshmi kjo që i hapi rrugë hetimeve të policisë.

Ai akuzohet për përdhunim, marrëdhënie me të mitur dhe pornografi me fëmijët. Ai po mbahet në burg në pritje të dënimit. 31-vjeçari rrezikon dhjetëra vite burg nëse shpallet fajtor.

Lajme të ngjashme

Back to top button