Gjendje kritike nga përmbytjet në Kaliforni

Pas disa muaj thatësire rekord në shtetet e brigjeve perëndimore të Shteteve të Bashkuara këto ditë ka patur stuhi të fuqishme me shira të rrëmbyer, erë dhe borë.

Në rajonin e Gjirit të San Francisco në Kaliforni dhe në zonat në veri të tij ka patur dje dhe sot shira të rrëmbyer që kanë shkaktuar vërshime.

Në disa rajone autoritetet i paralajmëruan banorët se do të duhet të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa mësohet se një persona ka humbur jeten.

Shirat në rajonin e Gjirit kanë shkaktuar përmbytjen e rrugëve, kanë rrëzuar pemë dhe i kanë detyruar mijëra njerëz të mos shkojnë në shkolla dhe punë. Po ashtu, në malet e Kalifronisë ka rënë bore e madhe Në qendrat për ski në veri të Sierra Nevadës, ku shkollat janë mbyllur për shkak të motit të keq, pritet të bjerë deri në 3 metra botë./ BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button