Putin shpërblen shokët me 8.1 miliardë dollarë

Kompanitë e lidhura me miliarderët Arkady Rotenberg dhe Gennady Timchenko, të dy aleatë të afërt me Presidentin rus Vladimir Putin, kanë marrë kontrata në vlerën e 8.1 miliardë dollarëve që kur Perëndimi vendosi sanksionet ndaj tyre në muajin mars.

Marrëveshjet përfshijnë projektet për ndërtimin e një ure që lidh Rusinë me Krimenë dhe punimet për tunelet e gazit në Siberi.

Të dy ata u sanksionuan për afërsinë që kishin me Putin dhe bizneset e tyre.

Rotenberg është mik i fëmijërisë së Putin./BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button