Spektakël: të dielën qielli do të ndriçohet nga “shiu i meteorëve”
Këtë uikend qielli do të ndriçohet nga një numër i madh i topave të zjarrtë, pasi që do të ketë “shi meteorësh” nga konstelacioni Perseid.
Të paktën 50 meteorë do të parakalojnë qiellin në natën e 11-12 gushtit dhe natën e 12-13 gusht, njoftojnë nga Instituti i Mbretërisë për Astronomi në Kanada. Kjo dukur ndryshe njihet edhe me përshkrimin ‘shi meteorësh’.
Pa dyshim, ju do të mund t’i vëreni disa ‘yje në rënie’ në mbrëmjen e 11/12 gushtit, por shumicën e tyre megjithatë do të mund ta vëreni me 12/13 gusht, atëherë kur konstelacioni Perseidi perëndon në pjesën lindore të qiellit.
‘Spektaklin’ po e presin mijëra njohës të fenomeneve kozmike dhe adhurues të astronomisë. Qysh tani, një numër i madh i njerëzve kanë filluar të përgaditen për ta përjetuar ‘spektaklin’ e veçantë që ndodhë një herë në disa vite.