Protesta dhe grevë në Itali nga sindikatat e punonjësve

Për të kundërshtuar reformat në tregun e punës si dhe projekt buxhetin 2015 sindikatat italiane krahas protestës kanë filluar edhe një grevë, raporton Anadolu Agency (AA).

Punëtorët kanë shkuar në grevë të përgjithshme për shkak se kolalicioni me shumë parti i kryesuar nga Renzi ka miratuar një reformë në Parlament e cila emërtohet “Jobs Act” dhe përbën një sërë reformash në fushën e punësimit si dhe ka parashıkuar disa shkrutime në buxhetin 2015.

Punëtorët në protestë kundërshtojnë reformat, që parashikojnë metoda më të lehta për shkarkimin nga puna të punonjësve, mbanin në duar pankartat ku shkruhej “kjo nuk shkon kështu”.

Në të gjithë vendin u organizuan gjithsej 54 protesta, ndërkohë në kryqytetitn italian Romë protestuesit mbajtën një marshim duke hedhur slogane kundër qeverisë.

Nërkohë që reforma prek më shumë punonjësit e trasportit publik, në pjesën me të madhe të vendit ka pasur probleme me trasportin e autobusëve, atë hekurudhor si dhe trasportin ajror.

Nga ana tjetër mediat vendase thonë se firma më e madhe ajore Alitalia ka anuluar më shumë se 200 fluturime gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin.

Ndërkohë Kryeministri i Italisë Renzi i cili ndodhet në Turqi për një vizitë dy ditore ka thënë gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij turk se nuk ndan të njëjtin mendim me protestuesit, por e respekton mendimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button