Dy shqiptarë kapen në Hollandë me 500 mijë euro

Dy shqiptarë dhe një libanez janë vënë në pranga pasi u kapën me 500 mijë euro kesh, në një çantë sportive dhe në një qese pazari.

Paratë janë kapur në banesën e përkohshme të të arrestuarve në Amsterdam, Hollandë.

Arrestimet janë bërë në datën 7 dhjetor, kur oficerët e policisë së Amsterdamit ndërhyrë gjatë takimit të tre personave, shqiptarë dhe libanezë.

Policia fillimisht kishte bllokuar 80 mijë euro në çantën sportive dhe 420 mijë euro janë gjetur në banesën e libanezit.

Shqiptarët 30 dhe 34 vjeç dhe libanezi 40 vjeç ndodhen në qelitë e paraburgimit.

Aktualisht në burg është lënë vetëm libanezi ndërsa dy shqiptarët janë lënë të lirë./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button