Rinisin kërkimet për mbetjet e avionit “Malaysia Airlines”

Edhe pse kanë kaluar 9 muaj nga humbja e avionit “Malaysia Airlines” kërkimet për gjetjet e mbetjeve të tij kanë nisur sërish.

Autoritetet australiane kanë publikuar ditën e enjte pamje të marra në fund të oqeanit. Megjithëse janë kontrolluar mbi 9 mijë kilometra në oqean, deri tani nuk ka asnjë shenjë për mbetje të avionit.

Anija GO “Phoenix”ka rinisur kërkimet ditën e martë në bazë të një plani të mirë përcaktuar, e cila ka nisur nga puna në një zonë të quajtur “fusha primare”, e cila është një hark prej 60 mijë kilometra katrorë dhe ndodhet rreth 1 800 kilometra larg bregut perëndimor të Australisë.

Autoritetet australiane janë shprehur se plani i tyre është i shtrirë në një periudhë relativisht të gjatë kohe dhe kërkojnë durim nga qytetarët.

“Puna jonë do të vazhdojë të jetë e plotë dhe sistematike, por progresi mund të jetë i ngadaltë. Të jeni të sigurt se synimi jonë është gjetjen e MH370 sa më shpejtë që të jetë e mundur”, kanë deklaruar autoritetet australiane.

Avioni i “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord u zhduk mbi Oqeanin Indian më 8 mars dhe deri tani nuk është gjetur asnjë shenjë e avionit. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button