A e dinë studentët përse protestojnë?! 

Domethënë që të rinjtë dine të luftojnë për interesat e tyre!

E çka është puna kur punësohen të pa diturit, që kanë blerë diplomat, mezi kanë kaluar studimet, gjersa ata që me mund i kanë  kaluar studimet dhe janë kompetent për vende të caktuara të punës rrinë rrugëve?! A mendojnë studentët për këtë gjë?! Përse nuk ka protesta për këto çështje?!

Sepse të gjithë duan të kalojnë lehtë në studime, pastaj të zënë vend në ndonjë karrige dhe duke ndjekur urdhrat e eprorëve të tyre, qofshin ata edhe  jo etike dhe jo profesionale të marrin rrogat e tyre hiç pa mos u lodhur dhe pa mos mbajtur përgjegjësi përpara qytetarëve…

Kjo nuk është metoda adekuate për vlerësimin e studentëve dhe njohurive e aftësive të tyre! Nuk duhet në këtë mënyrë të vlerësohet dija e tyre!

Në të njejtën kohë, studentët gjatë studimeve të tyre duhet të luftojnë për korrupsionin e institucioneve, profesorëve, studentëve dhe të gjithë atyre që kanë përgjegjësi morale dhe profesionale që janë pjesë e institucioneve edukativo arsimore.

Studenti së pari duhet të dijë se është student, dhe se nuk ka shkuar në studime që të harxhojë kohën, financat, shëndetin, por ka shkuar të zhvillojë njohuritë, praksat,, profesionin, kompetencën dhe etikën, si profesionist i ardhshëm në ndonjë institucion dhe në shërbim të qytetarëve.

Ka shkuar të studiojë që më pas të bëhet konkurrent i kolegut të vet në tregun e pa mëshirshëm të punës.

Studenti nuk është personi i cili shkon në studime për të kaluar katër vite studim dhe duke marrë diplomën, përmes korruptimeve të të gjithë personave kompetent dhe të përgjegjshëm moralisht dhe profesionalisht në këtë cikël edukativo-arsimorë.

Prandaj, kjo nuk është mënyra e saktë dhe e vetme për testim të studentëve, nga ana e institucioneve kompetente.

Po shihni arsimin në shtetet e zhvilluara, si Finlanda, Norvegjia, Suedia, Gjermania…

Testimi bëhet para kohës së fillimit të konkurrimit për studime. Sepse atëherë shihet se a është për atë sferë studimi dhe sa është i aftë studenti për ndjekje të atyre studimeve. Gjegjësisht, gjatë shkollimit fillorë dhe të mesëm ndiqet nxënësi se për çka është i aftë në jetën e tij/saj. Dhe jo secili mund të bëhet student dhe i diplomuar. Por në mënyra të ndryshme kontribuon në shoqëri. Për atë shkak edhe është rëndë të studiohet në këto shtete.

Ndërsa tek ne secili i dyti u bë student dhe i diplomuar e udhëheqës i ndonjë sektori të rëndësishëm që mban përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe shoqërore dhe morale.

Ashtu ia humbën vlerën edhe diplomës universitare, qoftë për studime deridiplomike , qoftë për magjsitraturë por tani më edhe për doktoraturë. Sa poshtë mund të shkojmë ne?!

Testi  ekstern ose siç e quajnë provimi shtetërorë jepet për fusha të caktuara, dhe atë testim e cakton institucioni ku duhet punësuar kandidatin, mbas përfundimit të studimeve dhe mbas konkurimit për vend pune në atë institucion të posaçëm…

A e dinë studentët se për çfarë e ngrisin zërin?!

Le mos ta ngrisin zërin për testim të dijes së tyre në mënyrë korrekte nga ana e institucioneve konkrete, por le ta ngrisin zërin për korrupsionin që bëhet gjatë procesit studimorë dhe gjatë procesit të punësimit…Sepse e dijnë edhe ata vetë se sa veshtirë dhe e pa pranueshme është që të kalohet provimi dhe të merret diploma pa fare pike dije dhe pa mundë  të harxhuar gjatë studimeve!

Nëse e ngrisin zërin bashkë me ata që korruptohen për të fituar diplomat pa dije ashtu janë të një zëri me ta/kolegët e tyre që pa mundim mbarojnë studimet dhe pastaj punësohen në vendin e punës që as që e kanë merituar, ndërsa të tjerët/studentët meritorë bredhin rrugëve dhe bëjnë punë/punojnë punë që nuk është e nivelit dhe profesionit të tyre, vetëm e vetëm që të sigurojnë kafshatën e bukës…

Dhe në fund, le të ngrisin zërin për ata që i marrin në qafë studentët që  duan seriozisht të  kontribuojnë në shoqëri. Le të ngrisin zërin për të ashtuquajturit “intelektualë” që korruptojnë studentët dhe kandidatët për punësime nëpër institucione (se do ua kalojnë provimet nëse bëjnë shërbime të ndryshme për to dhe do i punësojnë nëse po ashtu i ndjekin urdhërat e tyre)!?

Turpi dhe jo tolerance qëndron këtu dhe jo në vlerësimin e dijes në mënyrë adekuate të studentëve dhe atyre që duan të  kontribuojnë, punojnë për zgjidhjen e çështjeve shoqërore për një jetesë dhe standard më të mirë dhe më të moralshëm shoqërorë…!

Lajme të ngjashme

Back to top button