Asani shënoi për U-21 kundër Pelisterit

Reprezentacioni i Maqedonisë U-21, ka shënuar edhe një fitore tjetër, duke e mundur kësaj radhe ekipin e Pelisterit me rezultat 2:1. Të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski ka një kohë të gjatë që janë grumbulluar në kampin-stërvitore, duke luajtur ndeshje me ekipe të Ligës së Parë të Maqedonisë.

Në ndeshjen që u luajt sot në mesditë në “Gjorçe Petrov”, shpresat e Maqedonisë dominuan gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa gola i shënuan në minutën e 4-të, Viktor Angellov dhe Jasir Asani në të 14-të. Me lojë të mrekullueshme u paraqit edhe futbollisti më i mirë i FC Shkupi Besir Demiri, i cili ishte urë lidhëse në mes mbrojtjes dhe sulmit.

Jasir Asani në aksion
Jasir Asani në aksion

Në këtë ndeshje ekipi i Maqedonisë deri në 21 vjet luajti me këtë formacion: Damjan Shishkovski, Filip Ristovski, Besir Demiri, Aleksa Amanoviq, Darko Vellkovski, Angellçe Timovski, Burhan Mustafov, Jasir Asani, Lavdrim Skenderi, Filip Pivkovski dhe Viktor Angellov.

Pas ndeshje ka folur edhe seleksionuesi Milevski, i cili ka mbetur i kënaqur nga ajo që kanë treguar të gjithë futbollistët.

“Rezultatet në këto dy ndeshje kontrolluese nuk ishin në rend të parë, por ja që secila fitore ka shumë vlerë për këta futbollistë të rinj, që ata të kenë sa më shumë vetëbesim. Në përjashtim të Pivkovskit dhe Amanoviqit, të gjithë futbollistët tjerë janë nga kampionati ynë vendor, ndërsa tre nga ta janë futbollistë që luajnë në Ligën e Dytë, kjo vëreteton se edhe në kampionatin vendor kemi kaulitet”, ka thënë Milevski.

Të përkujtojmë se në ndeshjen e parë Reprezentacioni U-21, e kishte mundur Horizont Turnovën 2:0. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button