Kadetët e KM Lirisë, në përgatitje dimërore

Pesë mundës të klubit të mundjes Liria, gjatë ditës së sotme janë nisur për në Samokov të Bullgarisë, ku duke nisur prej sot e deri 25 dhjetor, do ti zhvillojnë përgatitjet dimërore, me te vetmin qëllim, përgatitjen sa më te mirë para sezonit të ri garues.

Kadetët më të mirë të ekipit, janë prirë prej trajnerit të skuadrës, Sufijan Ismaili, ndërsa në Samokov do të përgatiten Elmedin Sejfullahu, Minir Rexhepi, Rijad Rexhepi, Shaip Brava dhe Halit Osmani.

Synimi i mundësve të Lirisë dhe trajnerit të tyre, është përgatitja sa më e mirë e tyre, në vigjile të kampionatit shtetëror dhe zgjedhor vitin e ardhshëm, më pas Kampionatit Evropian për kadetë që do te zhvillohet në Subotisë të Serbisë, si dhe kampionatit botëror, i cili do të mbahet në Sarajevë te B e H. Gjithashtu, synim ndër kryesorët janë edhe Lojërat Evropiane, që vitin e ardhshëm për herë të parë do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button