Qeverisje me kuislingë në Kosovë!

Kosova nuk është një vend i parvarur. Ajo është një protektorat, realish, nën juridiksionin e tre misioneve ushtarake dhe policore ndërkombëtare. Në Kosovë, qëllimshëm është modeluar një udhëheqje politike, që të mos bëj asgjë për vendin e saj. Pushtuesit në Kosovë luajnë me këtë udhëheqje si të duan dhe kur të duan, sipas interesave të tyre. Kosova është peng i “Pakos Antisari”, ura që po e riçon atë drejt Serbisë. Janë ata që kanë ndërtuar edhe këtë herë një qeverisje me kuislingë. Kjo ka ndodhur tani, dhe nuk është rastësi, që një titist të vijë në krye të qeverisë, pra të rikthejë titizmin në pushtetin politik në Kosovë. Këtë herë urën ja ndërtoi vetë “komandanti” i UÇK-së, Hashim Thaçi dhe ndihmësi i tij, Kadri Veseli.

Protektorati që e mban sot Kosovën të pushtuar, kërkon bindje politike dhe ka nxjerrë në krye qentë e rrahur, që kur kanë qenë kulishë në kafazet e tij. Kosova nuk ka klasë politike reale, por qen të rrahur, që bëjnë ham ham, vetëm për interesat e të huajve dhe interesat e tyre meskine. Këta servilë të paguar, e treguan hapur këtë herë, duke e mbajtur vendin 6 muaj pa qeverisje, duke dhënë natyrën më të shëmtuar antiqytetare. Kjo që po funksionon sot, është programi më i errët, të cilin njerëzit e ndershëm në Kosovë e ç’kodifikojnë lehtë. Kjo stratagjemë ka kohë që po synon të errësojë vlerat e luftës çlirimtare të UÇK-së. Kjo ka ndodhur më herët, pikërisht atëherë, kur djemtë dhe vajzat e vërtetë që krijuan UÇK-në dhe drejtonin luftën, u vranë të gjithë në pabesi, dhe drejtimin e morën këto bisha të bindura. Këta drejtues të kapur dhe të korruptuar, kanë shitur atdheun e tyre për një copë karrige. Kjo është më shuymë se sa e dhimbëshme, kjo është një vdekje e ngadaltë e idealeve të lirisë dhe të bashkimit.

Nuk po shkoj më gjatë, por analizoni pak me dorë në zemër, se çfarë po ndodh sot në Kosovë me ikjet masive, me braktisjen e vendit, veçanërisht nga rinia.
Kush e nxiti këtë tragjedi kombëtare.

Nuk ndodhi kjo nën rregjimin titist, dhe po ndodh sot nën “regjimin e popullit”. Kjo është një gjëmë e madhe, që do të ketë pasoja shumë të rënda për ardhmërinë e vendit. Kaosi politik i stisur dhe i gjetur me shumë mjeshtëri e dinakëri nga pushtuesit, bëri që me qindra dhe mijëra të rinj, sot të zënë radhët për një copë bukë të hidhur në vendet e Evropës, po shpërngulen akoma familje të tëra, po shesin shtëpiat e deri pronën (tokën), duke hapur tregun e zi dhe makabër të shitjes së pragut të shtëpisë skalionevë të krimit. Këta njerëz po rrezikojnë përfundimisht të ardhmen e tyre, jetën e fëmijëve të tyre, dhe banda politike në Kosovë hesht dhe vetëm ulërin për karrigen e pushtetit të mallkuar. Si një murtaje shfarosëse, kjo filloi në komunat e Anamoravës, në Gjilani, Kamenic, Lipjan, Kaçanik, dhe tani së fundi edhe në pjesët e tjera në Kosovë, pa e kursyer as Prishtinën.
Në shumë lagje të qyteteve kanë mbirë shpalljet për shitjet e shtëpive dhe pronave, edhe në lagjen ku janë ambasada amerikane,gjermane, franceze, holandeze. Shkoni dhe shikoni në lagjen “Arberi” (ish Dragodani) në perëndim të Prishtinës, lagje me banim të intelektualëve, por jo vetëm këtu. Murtaja e largimit tashmë ka përfshirë të gjithë Kosovën. Vetëm nga komuna e Gjakovës deri tani kanë braktisur vendin mbi 1500 vetë. Në kufirin me Serbinë, në fshatin Merdare, në komunën e Besianës, jemi përballur më pamje tragjike. Dhjetra autobuzë presin çdo ditë të depërtojnë në Serbi. Pas ndërhyrjes së policisë, njerëzit tani i janë drejtuar pikës kufitare të Bujanocit. Brenda këtij viti, shifrat e largimit kalojnë 15 mijë vetë. Fakti që këtij eksodi biblik nuk po i krijojnë problem, sa policia e Kosovës dhe as ajo e Serbisë, kuptojeni se çfarë lojë të ndyrë po luan banda kriminale e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, për ta zbrazur Kosovën nga populli i saj. Mafia politike vjel paratë e gjakut të popullit, asaj i interesojnë paratë e krimit dhe shkatërrimi i jëtës në Kosovë. Pronat që po shiten po bien në duart e blerësve të jashtëm, turq, serb, sllovenë, arabë. Në Kosovë “u bë deti kos”, tani kush të përfitojë. Kush beson ndryshe, prapa Diellit shkoftë me gjithë këtë bandë kriminale. Një rrjet i ri trafikantësh, që e ka zanafillën tek pasaportat serbe, në bashkëpunim me struktura të Serbisë dhe të BE-së, po vjelin paratë e gjakut dhe po e zbrazin Kosovën nga popullsia.

Kjo situatë krize politike dhe shoqërore, po tentohet të kalohet në hështje. Inteligjencia e Kosovës dhe e Shqipërisë hesht, kur këto fenomene kanë pasoja në shkallë kombëtare. Ku janë Demaçi, Kadare, Qosja, Staveleci, Novosella, Shoqatat e dala nga lufta, organizatat patriotike, njerëzit e mirë të Diasporës. Ku janë, pse hështin, çfarë po ndodh me ta? A mund të përkulet truri dhe krenaria e Kombit (nëse do t’i quajmë vërtet të tillë), përpara sharrllatanizmit të bandës së Hashim Thaçit, kur fatkeqësia bie në shpinë të popullit shqiptar në Kosovë?
Hashim Thaçi e hodhi lumin edhe këtë herë. Por pretendon ta hedhë dhe më tej, pasi do të bëhet edhe President i Kosovës. Për këtë, ai falënderon votuesit që e mbajtën në pushtet, që i siguruar çerdhen e krimit nga paprekshmëria. Ai, falënderon të gjithë ata që e votuan kundër gjakut të Dëshmorëve të luftës Çlirimtare, falënderon ata që zgjodhën me votë krye të Kosovës një titist të deklaruar, falënderon edhe një herë ata që e mbajtën në karrigen e krimit dhe të korrupsionit. Hashim Thaçi, falënderon ata, që i vunë damkën e turpit idealit të Lirisë, aspiratës së mijëra e mijëra shqiptarëve për një Kosovë krejt ndryshe. Hashim Thaçi ka të drejtë të falënderoj “kalin e Trojës” në politikën shqiptare, deputetët serbë, që u bënë pjesë e perandorisë së krimit edhe këtë herë, për të mbajtur një pushtet të gjakosur. Turpi ju mbuloftë të gjithëve.
Me bindje jut hemi se, Kosova do të rrojë dhe do të bëhet edhe pa ju, sepse ajo i takon vetëm popullit shqiptar. Kosova është bijë heroike e Shqipërisë nanë, dhe një ditë ajo do ta shikojë veten në vatrën e saj iliro – arbërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button