Rama: Pas energjisë, radha e atyre që nuk paguajnë ujin

“Modernizim të gjithë sistemit”. Kjo është përgjigjja që Qeveria shqiptare kërkon t’i japë korrupsionit.

Nga “Forumi Kombëtar kundër Korrupsionit”, ku ministrat e kabinetit qeveritar shpalosen një bilanc të arritjeve dhe punës së bërë për të luftuar fenomenet korruptive, Kryeministri Edi Rama tha se nuk jemi ketu per t’i rrahur gjoksin publikun apo hedhur hi syve nderkombetareve, por per nje llogaridhenie te ndershme per te gjithe.

Luften ndaj korrupsionit, Rama e quajti nje lufte per modernizimin e shtetit ne te gjithe sektoret. Pasi e ka quajtur operacionin kombetar kundër vjedhjes se energjise elektrike nje beteje per jete a vdekje, per te cilen Rama duke iu referuar nje sondazhi te brendshem te Qeverise u shpreh se gezon 85 për qind mbeshtetje te shqiptareve, paralajmeroi nje tjeter operacion kombetar kesaj here per ujin.

“Ka një gropë tjetër më të madhe se kjo e energjisë, që është uji. Eshtë një gropë e jashtëzakonshme. Si mos të jetë gropë, kur gjithë sistemi i administrimit të kësaj pasurie të madhe të shqiptarëve, jemi vendi i dytë më të pasur në Europë me ujë? Problemi ynë më i madh është pse kemi shumë ujë, pse kemi shumë burime hidroenergjetike. Në vend se me këto të bënim pasuri, nga ku të përfitonin të gjithë, kemi akumuluar vetëm borxhe pas borxhesh. Një sistem ujësjellësash që administrohet nga banda në të gjithë territorin e Shqipërisë. Një histori e tmerrshme, po përsëri nuk ka të bëjë me njërëzit. Mund t’i zëvendësosh ata njerëz me njerëz të tjerë, e njejta gjë do të ndodhë. Ka të bëjë me sistemin. Duke kaluar në një sistem tjetër me reformën territoriale, ne praktikisht hedhim një hap të madh drejt modernizimit dhe përmes modernizimit garantojmë sistemin nga korrupsioni”, tha Rama.

Kryeministri kerkoi bashkepunimin e qytetareve ne luften ndaj korrupsionit, duke denoncuar permes anonimatit nepermjet nje sistemi te vendosur ne dispozicionin e tyre, prapa te cilit qendron nje skuader e dedikuar per t’i ndjekur keto raste.

Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi në hapje të forumit tha se jemi këtu të japim llogari për aksionet dhe rezultatet kundra korrupsionit këto 16 muaj qeverisje.

“Vullnetin tonë politik dhe hapat e parë të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit, i dëshmon edhe fakti që gjatë këtyre 16 muajve, Qeveria ka çuar për ndjekje penale për korrupsion për 535 zyrtarë të të gjitha niveleve, si dhe ka dhënë masa administrative dhe disiplinore për korrupsion për 803 zyrtarë të tjerë. Nuk mund ta çrrënjosim korrupsionin pa angazhimin e sinqertë dhe serioz të drejtësisë në ndëshkimin e ashpër të veprimeve korruptive”, tha Çuçi.

Nasip Naço, minister i Drejtesise deklaroi se forca e ligjit do te rendoje mbi te gjithe zyrtarët e shtetit pa dallim.
/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button