Dita e fundit e protestave në Hong Kong, policia nesër “pastron” rrugët

Protestuesit në Hong Kong numërojnë orët e fundit të protestës në sheshin “Admiralty” që filluan në fund të shtatorit, sepse pritet që policia dhe zyrtarët gjyqësor të largojnë tendat, parullat e vendosura dhe pankartat artistike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shesh gjithashtu vërehet atmosferë e zymtë dhe solemne me rastin e përfundimit të protestave të cilat zgjatën 11 javë. “Ndjenja është pothuajse e njëjtë me atë që ishte para dorëzimit”, tha Kenny Lau, një nga protestuesit, duke iu referuar vitit 1997, kur Britania i dorëzoi sovranitetin Kinës.

Të martën, Gjykata Supreme vendosi të largoj që të tre kampet e ngritura nga demonstruesit, njoftojnë mediat vendase. Sipas urdhrit të gjykatës, protestuesit duhet të largohen nga kampet të enjten në mëngjes në orën 9:00 sipas kohës lokale.

Disa prej tyre paketojnë gjërat personale dhe i largojnë nga kampet, ndërsa disa kundërshtojnë largimin nga protesta, ata thonë se nuk do të lëvizin dhe se me dorë, do të ndërtojnë mburoja për të mbrojtur nga policia, e cila përpiqet ti shpërndaj ata.

Hong Kong-u është një rajon i veçantë administrativ i Kinës, që zyrtarisht dhe ligjërisht gëzon shkallë të lartë të autonomisë, por në praktikë është gjithnjë e në rënie nën ndikimin e autoriteteve në Pekin. Udhëheqja kineze në mes të viteve 1990, gjatë negociatave për kthimin e Hong Kong-ut nën sovranitetin kinez, premtoi publikisht se do të respektojë rendin ligjor, dhe politiko-ekonomik në kuadër të “një shtet – dy sisteme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button