Drama vazhdon, infarkti godet dhe 2 vëllezër të tjerë të këngëtarit Mango

Duket e pabesueshme ajo që ka ndodhur në familjen Mango. Pas vdekjes së këngëtarit para dy ditësh dhe vdekjes së vëllait tjetër që ishte mësues ditën e djeshme, është mësuar se edhe dy vëllezër të tjerë janë goditur nga infarkti.

Michele dhe Armando, dy vëllezërit më të vegjël të këngëtarit shkuan ditën e djeshme në spital tek vëllai i madh pa e ditur lajmin e vdekjes. Por në momentin që morrën vesh që vëllai i tyre kishte ndërruar jetë ata janë goditr nga infarkti dhe janë shtruar me urgjencë në spital.

Aktualisht ata janë gjallë por nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.

Michele dhe Armando janë kompozitorë të disa prej këngëve të Mangos. Një dramë e vërtetë për familjen Mango e cila është tronditur nga infarktet e njëpasnjëshme.

Ndërkaq, është zhvilluar ceremonia e përmotshme për kantautorin e ndjerë Giuseppe Mango, në qytetin e tij të origjinës Lagonegro të rajonit të Bazilikatës. Gjatë përcjelljes së arkivolit mijëra qytetarë e kanë nderuar me duartrokitje të zgjatura

Në ceremoni, Mango është kujtuar nga e bija Angelina: “babai nuk ishte vetëm një artist,babai ishte personi më i mirë që kam njohur ndonjëherë.. Në fund të ceremonisë funebre edhe djali i madh i artistit, Filippo ka kujtuar të atin: Babai ishte nje njeri i madh. Tani- ka shtuar ndërkohë që i rridhnin lotët-na jepni ju forcën për të vazhduar “. Bashkëshortja e kantautorit, Laura Velente tha se “Pino ka qenë gjithmonë një njeri i lirë, nuk dinte vetëm të këndojë poer edhe të flasë mirë sepse kishte mendime të mira”./ATSH/ Shqiptarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button