Kryeministri Mustafa: Do ta verifikojmë pasurinë e zyrtarëve të lartë

Në intervistën e parë për media pasi ka marrë postin e Kryeministrit, Isa Mustafa ka bërë një premtim të madh. Duke folur për korrupsionin ai ka përmendur tenderët dhe pasurinë e zyrtarëve të lartë e cila sipas tij do të vërtetohet se nga ka ardhur. Ai ka theksuar se edhe tek zëvendësi i tij Hashim Thaçi ka parë vullnet për ta luftuar korrupsionin.

Më poshtë mund të lexoni pjesë të intervistës ku Mustafa flet për këto çështje.

“Ne kemi paraparë që të shkojmë në prokurimin publik, në tenderët që zbatohen për pronat publike tek institucionet qeveritare dhe institucionet tjera publike, në mënyrë që të eliminojmë sa më shumë ndërhyrjen korruptive në këtë proces të prokurimit. Por, po ashtu mendojmë se është e domosdoshme që të vërtetohet dhe vlerësohet pasuria e çdonjërit prej bartësve të funksioneve të larta shtetërore, në mënyrë që të vërtetohet se nga ka rrjedhur ajo? A ka baza reale të një pasurimi të tillë? Dhe të ndërprejmë tendat e tilla, të krijojmë besim te qytetarët para së gjithash dhe të krijojmë besim në institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme

Back to top button