Basha: Është koha t’u mësojmë pushtetarëve realitetin, të qeverisin për njerëzit, ose të largohen

Kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha i bën apel qeverisë për reflektim përballë situatës shumë të vështirë ekonomike që po jetojnë shqiptarët, duke theksuar se ‘pushtetarëve duhet t’u mësohet realiteti, të qeverisin për njerëzit, ose të largohem’.

Në një postim në profiling e tij në FB, Basha shkruan se shqiptarët po vuajnë sot keqqeverisjen.

“Jetojme dite te veshtira kur njerezit humbasin vendet e punes, kur rrogat ulen dhe te ardhurat bien, kur te shumtet nuk paguajne dot shpenzimet jetike, kredite apo faturat. Qeveria duhet te reflektoje, te tregoje nje ndjeshmeri me te madhe. Mbeshtetja ne kohe krize eshte detyrim i cdo ekzekutivi”- shkruan ai.

Sipas kreut të PD-së, urgjente eshte ulja e taksave qe biznesi te mbijetoje, te rritet, te hape vende pune dhe te nxjerre vendin nga kriza.

“Asnjehere nuk i ka munguar shqiptarit vitaliteti per te ringritur ekonomine – paralizimin e krijon keqqeverisja. Kete duhet te ndryshojme. Eshte koha t’i mesojme pushtetareve realitetin, te qeverisin per njerezit ose te largohen…”- shkruan ai. (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button