Berisha e refuzon drejtimin e seancës së parë të Kuvendit

????Më 9 shtator mblidhet seanca e parë e Parlamentit të ri të zgjedhur në votimet e përgjithshme të 23 qershorit.

Por, duke qenë se kry etari i Parlamentit nuk është zgjedhur ende, seancën e parë në bazë të Kushtetutës, e drejton deputeti më i vjetër në moshë.

Në këtë legjislaturë, më i vjetri është Sali Berisha, kry eministër në largim. Por, parashikimi i Kushtetutës nuk është detyruar, ndaj Berisha ka preferuar të mos e drejtojë ai këtë seancë, duke pretenduar se ky Parlament është krijuar nga paratë e drogës.

Pas këtij refuzimi, deputeti tjetër më i vjetër është Namik Dokle, i lindur më 1 1 mars të vitit 1946, pra dy vite më i ri se Berisha.

Pas drejtimit të seancës së parë, pritet të konstituohet qeveria e re, por edhe do të miratohet kry etari i ri i Parlamentit, që do të jetë Ilir Meta, pas marrëveshjes që ky i fundit ka bërë me
liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama. 

Lajme të ngjashme

Back to top button