Eksplodime në stacionin e policisë së Tetovës dhe Kumanovës (FOTO)

Forca të shumta policore janë mbledhur në stacionin e policisë në Tetovë, pas lajmërimit për një sulm ndaj këtij objekti.

Gazetari i Portalb është penguar nga policia që të afrohet në vendin e ngjarjes më arsyen se është duke u kryer ekspertizë.

Nga Policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës tetë të mbrëmjes.

Eksplodime në stacionin policor në Tetovë
Eksplodime në stacionin policor në Tetovë

“Është dëgjuar një detonacion rreth orës 19 e 55 në stacionin policor të Tetovës, ende nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë, nuk do të konfirmoja se është bombë. Polica është në teren së bashku me ekspertët të cilët mundohet të zbulojnë shkaqet e detonacionit. Nuk ka dëme materiale dhe as njerëzore”, tha për Portalb zëdhënësi i sektorit të MPB-së, Tetovë, Marian Josifoski.

Eksplodime në stacionin policor në Tetovë
Eksplodime në stacionin policor në Tetovë

Në një interval kohorë prej një ore po ashtu është sulmuar edhe stacioni policor në Kumanovë.

Në Kumanovë jo-zyrtarisht mësohet se stacioni policor është sulmuar me bombë kashikara, megjithatë nuk ka informata për viktima në njerëz.

Eksplodime në stacionin policor në Tetovë
Eksplodime në stacionin policor në Tetovë

Më shumë detaje do të publikohen nga MPB gjatë ditës së nesërme.

Eksplodime në stacionin policor në Tetovë
Eksplodime në stacionin policor në Tetovë

Lajme të ngjashme

Back to top button