Angështi dashurore

Në sipërfaqe ngadalë por me këmbëngulje i shfaqeshe karakteri i vërtetë. Personaliteti i rezervuar për mua zbehej bashkë me dashurinë. Tinëzia e saj e bënte të vrazhdët, ndërsa dinakëria të paskrupullt dhe lakmitare. Ishte shpirt i plleshëm për kësi vesesh dhe tani që kushtet u krijuan, ata shfaqën sythet e para. Ajo duhej të kujdeset për vete, nuk kishte vend për dashuri përrallash. Ishin të tjerë prioritete tani. Gjumi mu prish nga dëshpërimi dhe dhimbja ishte habitshëm e madhe.

Por ajo më njihte, e dinte ç’më bën të lumtur, andaj shkruante apo thoshte tek-tuk ndonjë fjalë a ndonjë varg dashurie. Unë e dashuroja dhe prandaj pa hamendje pranova të luaj rolin tim, ndonëse e di mirë që gaboj dhe që zhgënjimi veç se do të shtohet. Fundja, nuk fajësoj askënd për asgjë, unë e dua dhe vlen të jetohet për kësisoj angështie dashurore. Mbase edhe ajo ndonjëherë do e kuptojë se dashuria nuk vihet në peshore e as kufizohet nga vlerat e kësaj bote.

Fragmente nga Lundruesi

Lajme të ngjashme

Back to top button