Cfarë do bëhesh në jetë? Varet nga muaji kur ke lindur

Nuk është vetëm dëshira për punën që bën, por profesioni nuk vjen vetëm si pasojë e studimeve, dëshirës, mundësive. Mesa duket ka një statistikë që na dëshmon sesi të gjejmë profesionin e duhur në jetë dhe kjo varet edhe nga muaji në të cilin kemi lindur. Kështu të paktën bën të ditur një statistikë e Zyrës Kombëtare të Statistikave në Britani. Sipas këtij studimi, muaji i lindjes tregon edhe sa do të jetosh, sa i gjatë do bëhesh, çfarë njeriu do të jesh nga shëndeti mendor.

Kjo nuk është si puna e horoskopit as më shumë si ndërhyrje e stinëve, thotë Russell Foster, ekspert i neuroshkencës në Oxford, transmeton BW.

“Duket absurde që muaji në të cilin kemi lindur të ndërhyjë në jetët tona, të përcaktojë se sa gjatë do të jetosh, sa i mirë do të jesh në shkollë, sa i gjatë do bëhesh në fizik, apo se nga cilat sëmundje do të prekesh”, tha Foster.

Por, studimi e ka nxjerrë një rezultat dhe nëse vlen apo jo kjo teori, ju mund ta vërtetoni vetë. Natyrisht që kjo statistikë është hartuar në bazë të të dhënave në SHBA.

Ja ku janë disa përcaktime sipas 12 muajve të vitit, citon Libero.it, duke iu referuar statistikave.

Janari-Mjek ose përmbarues

Shkurti-Artist ose diçka që lidhet me trafikun rrugor

Mars-Pilot ose muzikant

Prill-Diktator

Maj-Politikan

Qershor-Fitues i çmimit Nobel

Korrik-Murator, shofer, drejtues treni ose artist

Gusht-Murator ose president i SHBA-së

Shtator-Atlet dhe fizikan

Tetor-Njëqindvjeçar ose njeri që jeton gjatë

Nëntor-Serial-killer ose skizofrenë

Dhjetor-Dentistë

Lajme të ngjashme

Back to top button