Analizë: Kërkimi i sqarimit është njëra nga veglat për kontroll të pushtetit

Përfaqësuesit e pushtetit shumë shpesh i paraqesin gazetarët si të bezdisshëm. Në fakt, përfaqësuesit e pushtetit më së shumti frikësohen nga dhënia e sqarimeve/arsyetimeve. Ta sqarosh ndonjë aktivitet ose deklaratë tënden, do të thotë se e kupton (në tërësi) dhe se qëndron prapa saj. Detyrë e gazetarit është që të jetë i “bezdisshëm” dhe përsëri e përsëri të kërkojë sqarime plotësuese për atë që e ka dëgjuar ose e ka kuptuar.

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevskaеksperte për të drejtat e njeriut

Gazetarët nuk guxojnë asgjë ta nënkuptojnë (veçanërisht nuk duhet ta bëjnë këtë kur bëhet fjalë për deklarata të funksionarëve të lartë të pushtetit). Kërkesa për ta sqaruar atë që është thënë, mund të shfrytëzohet shumëfish në funksion të kontrollit të pushtetit:

  • të shmangen huti për terminologjinë e përdorur;
  • t’i referohet këtij sqarimi në rast të ndryshimit të deklaratave;
  • të përmenden gabimet dhe mospërputhjet;
  • të zbulohen të pavërtetat.

Përfaqësuesit e pushtetit shumë shpesh i paraqesin gazetarët si të bezdisshëm. Në fakt, përfaqësuesit e pushtetit më së shumti frikësohen nga dhënia e sqarimeve/arsyetimeve. Ta sqarosh ndonjë aktivitet ose deklaratë tënden, do të thotë se e kupton (në tërësi) dhe se qëndron prapa saj. Detyrë e gazetarit është që të jetë i “bezdisshëm” dhe përsëri e përsëri të kërkojë sqarime plotësuese për atë që e ka dëgjuar ose e ka kuptuar.

Pse gazetarët aq pak e shfrytëzojnë këtë vegël në punën e tyre?

Vetëm si shembull mund të merret seria e shkrimeve që kanë të bëjnë me futjen e kontrollimi të ri (të jashtëm) të dijes së studentëvе në universitetet shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë.

E para, gazetarët nuk kërkuan sqarim për termet që i përdor kryeministri (dhe përfaqësuesit e tjerë të pushtetit).

“Ne që në fillim thamë se do të shkojmë me provim shtetëror, se atë e shqyrtojmë. Mirëpo, kur opozita e pa se me këtë mund t’i kthejë studentët dhe të rinjtë kundër Qeverisë dhe partive në pushtet, e ndryshoi fjalën provim shtetëror në testim ekstern që t’i elektrizojë dhe t’i orientojë kah protestat dhe krijoi një huti të madhe. Unë nuk e di se pse protestojnë këta studentë, ata nuk do ta japin provimin shtetëror, nuk janë regjistruar sipas këtij ligji”, deklaroi Gruevski në intervistën për “TV Alfa”.

Për shkak se kryeministri insiston se ka dallim thelbësor (bazë për manipulim të studentëve) ndërmjet termeve “provim shtetëror” dhe “testim ekstern”, bëhet shumë e rëndësishme të kërkohet nga kryeministri sqarim për atë se çka nënkupton me provim shtetëror. Në fakt, zakonisht ky term përdoret për të shënuar ndonjë provim të veçantë të cilin e japin ata që punësohen në administratën shtetërore, mirëpo, është e qartë se në këtë rast kryeministri ka ndërmend diçka krejtësisht tjetër, të cilën duhet ta sqarojë detajisht.

E dyta, gazetarët nuk kërkuan sqarim për atë se çka nënkuptojnë përfaqësuesit e pushtetit me diskutim publik. Në fakt, në qoftë se

Аdemi theksoi se nuk heqin dorë nga ajo që studentët ta japin provimin shtetëror, ashtu siç Plenumi studentor nuk heq dorë që provimi i tillë të mos realizohet në institucionet e arsimit të lartë. Mirëpo, ministri nuk e hedh poshtë idenë për biseda të përbashkëta me studentët”,

çfarë kuptimi do të kishte debati publik kur propozim-ligji tashmë është përpiluar (deri në nivel të sanksioneve), në qoftë se është përpunuar në detaje dhe ka hyrë në procedurë kuvendore? Në fakt, kur diskutohet për ndonjë propozim-ligj, diskutohet për modalitetet e realizimit të kontrollimit të jashtëm të njohurive të studentëve, për përbërjen e organit që e bën kontrollin, për dispozitat ndëshkuese në rast të dështimit të kontrollimit, mirëpo nuk është shfrytëzuar faza kur bisedohet për propozimin për sjelljen e ligjit. Ajo është faza kur debatohet për nevojën për futjen e kontrollimit të këtillë të jashtëm, arsyeshmërinë, rezultatet që priten dhe sa është i përshtatshëm një kontroll i këtillë në kuadër të sistemit të gjithmbarshëm arsimor në Republikën e Maqedonisë.

E treta, gazetarët nuk kërkuan sqarim për deklaratën e kryeministrit dhe të përfaqësuesve të tjerë të pushtetit se kontrollimi i këtillë i njohurive tashmë është provuar në vende të ndryshme.

“(kryeministri) Përkujtoi se provim shtetëror tashmë realizohet në disa vende të Evropës, siç janë Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria

“(zëvendës-ministri për arsim) Kemi kryer hulumtime dhe analiza në disa vende ku ekziston ky lloj i provimit shtetëror. Forma dhe mënyra e realizimi në përgjithësi është identike dhe qëllimi përfundimtar edhe i tyre është verifikimi i kualitetit”.

Gazetarët nuk insisituan të marrin sqarim as nga kryeministri e as nga Ministria për arsim për atë që të jepen të dhëna precize për ekzistimin e vërtetë të kontrollit të jashtëm në vendet e përmendura, si duket provimi i lartëpërmendur në vendet e theksuara (në qoftë se ekziston), cilat janë rezultatet nga përvojat ekzistuese (në qoftë se me të vërtetë ekzistojnë). Një përjashtim të shkëlqyer paraqet analiza me titull “Çfarë provimi shtetëror ka në Poloni “ të botuar në “Utrinski vesnik”.

E katërta, mediat nuk kërkuan sqarim nga kryeministri dhe nga ministri për arsim për atë se si ky propozim përputhet me autonominë e garantuar të universitetit. Madje edhe në media(24Vesti) ku problematizohet (mos)përfshirja e profesorëve në përgatitjen e e një ndryshimi të këtillë,

“ministri nuk tregoi se gjatë përgatitjes së ndryshimeve a janë konsultuar universitetet dhe cilët janë qëndrimet e tyre. Ndryshimi i fundit i ligjit për arsim të lartë u bë para disa vitesh. Një pjesë e profesorëve atëherë reaguan se pushteti ndërhyn në autonominë e universiteteve“

nuk kërkohet sqarim i mëtutjeshëm për procedurën dhe aspak nuk përmenden studentët si faktor aktiv në përgatitjen e këtij lloji të ndryshimeve.

E pesta, mediat nuk kërkuan sqarim nga kryeministri në lidhje me deklaratat e tij se

qëllimi i këtij projekti është të rritet kualiteti i arsimit të lartë dhe të pamundësohet praktika e blerjes së diplomave universitare me para

edhe përkundër asaj se mbete krejtësisht e paqartë se si me këtë do të rritet kualiteti i arsimit, në qoftë se pasojat e mosdijes së studentëve nuk i pësojnë profesorët dhe si do të eliminohet blerja e notave në testim, në qoftë se tashmë ka blerje të diplomave.

E gjashta, mediat nuk kërkuan sqarim se ku blehen diplomat, a është bërë ndonjë hetim, a janë ngritur padi penale, a ka pasur ndonjë hulumtim apo thjesht bëhet fjalë për spekulim të cilin kryeministri e ka nxjerrë nga mëngët për ta mbrojtur ndryshimin e propozuar ligjor. Se bëhet fjalë për spekulim mund ta konfirmojnë edhe fjalët e zëvendës-ministrit për arsim:

Të gjithë jemi dëshmitarë të spekulimeve të shumta që ekzistojnë se në disa fakultete të caktuara shumë lehtë merren diplomat”.

E shtata, mediat nuk kërkuan sqarim nga kryetari i shteti në lidhje me deklaratën e tij:

Ashtu siç afrohemi drejt Evropës, ashtu duhet t’i zbatojmë standardet dhe vlerat evropiane. Arsimi ynë është pjesë e hapësirës arsimore evropiane dhe ne si shtet duhet të balllafaqohemi me të gjitha këto kritere”.

Për cilat kritere bëhet fjalë, çka nënkupton kryetari me standarde evropiane dhe cilat janë ato standarde që do të plotësohen me këtë lloj të kontrollimit, a ka direktiva (të BE-së) ku janë harmonizuar standardet dhe procedura e lartëpërmendur për transponimin e këtyre direktivave.

Gazetari sipas funksionit duhet të jetë këmbëngulës, deri në nivelin e një mize të mërzitshme. Gazetari duhet të kërkojë sqarime, t’i gjuajë gabimet, të potencojë kundërthëniet. Përsëri dhe përsëri, derisa të mos vijë deri te thelbi i një deklarate, deri sa të mos zhvishet çështja se ai që e ka dhënë deklaratën a ka arugmente thelbësore ose të mbetet pa mbrojtje. Vetëm kështu, penda gazetareske mund të japë një goditje të vërtetë. Gjithçka tjetër është vetëm gudulisje e pushtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button