Qeveria e re e Kosovës me Mustafën Kryeministër, ja kabibneti i ri qeveritar

E ndërsa nesër pritet marrëveshja mes PDK dhe LDK për qeverinë, mediat kosovare kanë zbuluar se Qeveria e ardhshme Kosovës përfundimisht do të udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Zëvendëskryeministra do të jenë Hashim Thaçi, Muhamet Mustafa dhe Edita Tahiri.Raportohet se kreu i LDK-së, Isa Mustafa do të udhëheq qeverinë e re.

Ndërkaq kryeministri i deritashëm Hashim Thaçi, do ta ketë postin e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të jashtëm.Në postin e zëvendëskryeministrit do të jenë edhe Muhamet Mustafa dhe Edita Tahiri. Ndërkaq kryetar i parlamentit, pritet të jetë Kadri Veseli.

Ministrinë e Punëve të Brendshme mund ta udhëheq Haki Demolli, ndërkaq atë të Shëndetësisë, Teuta Sahatçija.Nga ana tjetër nuk mungojnë zhvillimet dhe nga kampi opozitar. Raportohet se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të tërhiqet nga posti i deputetit të Kuvendit të legjislaturës së pestë.

Sipas mediave kosovare Haradinaj këtë vendim tashmë e ka marrë deri sa pret që në ditët në vijim edhe ta zyrtarizojë.Bëhet e ditur se i pari i AAK-së, këtë vendim e ka marrë me qëllim që t’i përkushtohet më shumë partisë së tij.

Haradinaj në zgjedhjet e përgjithshme të tetë qershorit, ishte më i votuara në partinë e tij, me gjithsej 50,388 vota. Ndërsa, me largimin e tij, në listë është si më i votuari, Ali Berisha, që ka marrë 5,325 vota për këtë legjislaturë.

Lajme të ngjashme

Back to top button