Skenari për Kosovën: Nesër zgjidhet Kryeparlamentari, më pas Qeveria…

Nesër në ora 10 nënshkruhet marrëveshja PDK-LDK dhe pas dy orësh votohet Kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e re, shkruajnë mediat kosovare.

Pas konstituimit të Kryesisë, Presidentja Atifete Jahjaga thërret Hashim Thaçin dhe i kërkon emrin e mandatarit për Shef të Qeverisë.

Tek pastaj, Presidentja dekreton Isa Mustafën dhe e dërgon te Kryesia e re e Kuvendit, për të proceduar pastaj me thirrjen e seancës së re, ku do të votohet Kabineti i ri Qeveritar.

Ndryshe, sot, Thaçi dhe Mustafa janë takuar për herë të fundit para nënshkrimit të marrëveshjes, duke treguar se janë gati për formimin e institucioneve të reja.

Mirëpo, asnjëri s’ka përmendur as emrin e Kryeministrit të ri dhe as emrat e kabinetit qeveritar. Është paralajmëruar se do të ketë befasi të mëdha, sa i përket emrave të udhëheqësve të rinj, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri.

Lajme të ngjashme

Back to top button