Haziri: Joparimore të thuash se nuk bëhem ministër i kryeministrit Mustafa (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se disa zyrtarë të partisë në mënyrë joparimore po deklarojnë se nuk bëhen ministra të Kryeministrit të LDK-së.

Sipas tij, kjo është e pashpjegueshme pasi në një kohë kanë pranuar të jenë pjesë e qeverisë edhe kur PDK e ka udhëhequr atë.

“Është joparimore të thuash se nuk bëhem ministër i Kryeministrit Isa Mustafa. Është nonsens dhe nuk mundesh me shpjegu”, ka thënë Haziri, citon Expres.

Shembullin se një zyrtar i LDK’së ka pasur pozitë në Qeverinë e Hashim Thaçit, Lutfi Haziri, e ka përmendur Kujtim Shalën.

“Kujtim Shala ka qenë Këshilltar i Skender Hysenit në qeverisjen me PDK-në”, ka thënë Haziri, në emisionin FORT me Fidan Jupollin, i cili transmetohet sonte në ora 20:00.


*FORT* – HAZIRI U PERGJIGJET REFUZUSVE T… by RrokumTelevision

Lajme të ngjashme

Back to top button