Haliti: S’ka marrëveshje pa Hashimin dhe Isën

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti në një prononcim për “Zërin” ka thënë se marrëveshja mund të finalizohet vetëm në praninë e dy liderëve, Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

“Nuk ka marrëveshje pa qenë prezent dy liderët, ndërsa harmonizimi i programeve besoj se është i përfunduar, ndërsa të tjerat janë çështje e negociatave që po zhvillojnë grupet përkatëse dhe po presim që të finalizohet marrëveshja.

Nëse kryeministri Thaçi kthehet në kohë do të takohet së pari me grupin punues dhe pastaj me Isa Mustafën dhe të shohim se si po ia lidhin kokën kësaj pune”, ka deklaruar Haliti./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button