Pse PlayStation 4 nuk lëshohet në Japoni?

Mungesa e titujve të posaçëm për Japoninë është arsyeja se pse Sony është duke e ngadalësuar lëshimin e PlayStation 4 deri më 22 shkurt.

Në fakt, oreksi në perëndim për një konsollë të gjeneratës së ardhshme tejkalon atë në krahasim me shtetin nga vjen Sony, thanë ekzekutivët e ndërmarrjes për Eurogamer.

“Ndoshta ju do të mund të thoshit që disa zhvillues në perëndim kanë qenë m të ashpër në përgatitjen e titujve për harduerin,” tha Mark Cerny, që është arkitekti kryesor i PS4.

Shuhei Yoshida, që është udhëheqës i Sony Worldwide Studios, përkrahu atë, duke thënë që Japonia kishte një “pikturë tërësisht tjetër të gatishmërisë” për harduerin e ri në krahasim me perëndimin.

Si rezultat i kësaj, zhvilluesit në Japoni nuk kanë filluar në fakt t’i ngjiten veturës së PS4 derisa të lajmërohet në shkurt, ku zhvilluesit nga perëndimi kanë qenë duke folur për planet për gjeneratën e ardhshme të konsollave përpara se të diheshin edhe emrat e tyre.

Në fakt, Richard Eisenbeis duke pyetur përgjatë rrugëve afër vendit ku u mbajt Shfaqja për Lojëra në Tokio pa që 8 nga 32 persona të pyetur rastësisht nuk kanë shprehur interesim në ndonjërën konsollë (në fakt, Xbox nuk ka ndonjë datë të caktuar për lëshim në Japoni). Yoshida tregoi që Japonia është “portativisht më e rëndë” që e shpjegon po ashtu edhe mungesën e interesimit për një makinë të re.

Lajme të ngjashme

Back to top button