Marsh i dytë i studentëve të mërkurën, në Ditën për të drejtat e njeriut

Organizata joformale e studentëve “Plenumi studentor” ka vendosur që të mërkurën, më 10 dhjetor, të mbajë marshin e dytë studentor kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e provimit shtetëror në fakultete. Marshi studentor do të nis nga oborri I Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup në orën 12.

“Data e organizimit të marshit është zgjedhur për shkak të simbolikës, sepse është Dita për të drejtat e njeriut. Përveç kësaj është marrë parasysh edhe parashikimi i meteorologëve që për atë ditë thonë se nuk do të ketë reshje të shiut. Përveç studentëve më 10 dhjetor ftohen edhe gjithë qytetarët në orën 12 për të protestuar”, thuhet në njoftimin e “Plenumit studentor”.

Marshi i studentëve njëkohësisht do të mbahet edhe në Manastir ndërsa do të fillojë ën orën 12 para fakultetit teknik.

Lajme të ngjashme

Back to top button