Vjehrra refuzon t’i japë Shyhretes shtëpinë, i ofron banesë (Video)

Vazhdon kontesti i Shyhrete Berishës me familjarët e burrit të saj. Ajo në luftë humbi burrin dhe fëmijët. Kunati dhe vjehrra e Shyhrete Berishës nga Suhareka, e kanë versionin e tyre për konfliktin familjar të pronës me të.

Bahrije Berisha thotë se pas kthimit nga Italia, ajo ia ofroi Shyhretes njërin prej djemve të Xhelalit për ta rritur si birin e saj, por ajo e refuzoi këtë, duke insistuar që ta marrë shtëpinë.

86-vjeçarja pajtohet me burrin e saj të ndjerë që nuk i la pas një pasuri Shyhretes. Thotë se ajo nuk është gjak i Berishëve.

Kunati, Xhelali, thotë të mos ketë qëlluar aty kur Shyhretja erdhi dhe e kërkoi shtëpinë në vitin 2001, porse pohon se nuk e pengoi asnjëherë atë të hyjë brenda.

Gjithë këto vjet thotë se ka provuar të merret vesh me të, por ka hasur në refuzim.

Pas seancës të së hënës, ai thotë se do t’i ofrojë kunatës një banesë ose para për vlerën e një të tille. Berisha është i bindur se juridikisht Shyhretes nuk i takon ndonjë pronë, meqë babai i tij i ndjerë nuk ia la asgjë, pas asaj që i ndodhi. Sipas tij, para luftës të gjitha pronat ishin në emër të të atit, Faik Berisha, dhe asnjë në emër të tij, apo vëllait të vrarë nga forcat serbe.

Shyhretes iu vra bashkëshorti, Nexhati dhe katër fëmijët, Majlinda 16, Herolinda 12, Altini 10 dhe Redoni 2 vjeç në Masakrën e Suharekës më 26 mars 1999.

Në rrëfimin e saj për KTV-në javën e kaluar ajo tha se kunati i saj ia mohoi hyrjen në shtëpinë që thotë se i takon, e ku ka jetuar me familjen e saj të ngushtë në kohën e masakrës, transmeton koha.net.

Lajme të ngjashme

Back to top button