Gruevski sërish Millçinin dhe Sorosin i ka halë në sy

Kryeministri Gruevski tha sot se studentët tashmë e kanë kuptuar se nuk bëhet fjalë për testim ekstern por për provim shtetëror dhe ai do të realizohet. Si zakonisht pas secilës protestë dhe pakënaqësi kundër qeverisjes së tij, ai fajëson të gjithë me radhë përpos veten.  Në stilin e Millosheviqit, si zakonisht, opozita dhe Institucionet e financuara nga Sorosi janë fajtore për protestat në vend, edhe për ata studentore. 

“Për të parën herë kur dolën në protestë, shihej qartë se një pjesë e tyre nuk ishin të informuar mirë dhe se një pjesë e tyre dolën me sinqeritet, ndërsa pjesa tjetër të motivuar nga partia. Ata u ndanë pasi kuptuan dallimin mes testimit ekstern dhe provimit shtetëror. Kjo pjesa që ka mbetur tani dhe që do të protestojë, është e motivuar nga partia. Një pjesë e tyre janë pjesëtarë të LSDM-së dhe partive tjera opozitare apo edhe të motivuar nga institucionet të cilat financohet nga Sorosi, gjegjësisht Vladimir Milçin”, tha sot Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button