Daçiq: E dimë kush janë “terroristët e Kosovës”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic është shprehur sot në takimin e koalicionit anti-ISIS se më shumë se 100 persona nga Serbia janë të përfshirë në celula të organizatave terroriste.

Dacic tha se në jugperëndim të Serbisë, në Rashkë dhe në Kosovë ka qarqe të caktuara që proklamojnë terrorizmin.

“Numri i mercenarëve nga Serbia, kryesisht nga rajoni i Rashkës dhe nga Kosova, me përqindje është i vogël në raport me numrin e përgjithshëm të luftëtarëve të huaj në radhët e grupeve ekstreme të armatosura”, tha Dacic.

Këto deklarata bëhen gjithnjë, sipas asaj që njeh Serbia si realitet, duke e futur edhe Kosovën brenda shtetit serb./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button