“Portokalli”, i këndojnë edhe koalicionit VLAN, thonë se “shkoi për lesh” (Video)

Grupi i aktorëve të emisionit “Portokalli” në Top Channel, ia ka kushtuar një këngë edhe politikanëve të Kosovës.

Më poshtë e keni videon dhe tekstin e këngës, kushtuar politikanëve kosovarë. /Telegrafi/

A të kujtohet ditë e parë
Kur u kthyem në Prishtinë
Ne të gjithë si fitimtarë
Ëndërronim për ardhmërinë

A të kujtohet si ka nisë
Sa e bukur vjedhja e parë
Mbi Kosovë kem qeverisë
Bashkë me ca ndërkombëtarë

Sa herë krahun kam ndërru
Kur pushteti na u desh
Jam me ty e s’jam me ty
Koalicioni shkoi për lesh

S’harrohet zakoni i parë
Për të vjedhë e rrjepë nëpër Prishtinë
Ne të gjithë si agallarë
Thurnim plane për qeverinë

Lajme të ngjashme

Back to top button