De Biasi: E dija vendimin!

Nuk i ka bërë aspak përshtypje vendimi i djeshme i Komisionit të Apelit. Dukej sikur Gianni De Biasi nuk priste që ky komision të merrte ndonjë vendim tjetër, çka në fakt deri diku e komenton në vetë të parë.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, tekniku i Kombëtares shqiptare ka theksuar se beteja e Shqipërisë më shumë sesa në Apel, do të jetë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

“E dija që do ishte kështu. Jo se kam të njohur në komision, por sepse në të shumtat e rasteve, Apeli konfirmon Disiplinën, pra ndjekin politika të njëjta si UEFA”, është shprehur Gianni De Biasi.

Lajme të ngjashme

Back to top button